• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha me të rinjtë, rikthen dhjetorin ’90 të para 33 viteve, ndjehet vetëm: Mrekullia më e madhe që kam përjetuar…!

by Java News
06/11/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një bisedë me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku ka kujtuar revolucionin demokratik të viteve ’90.

“Kurora e të gjitha përjetimeve të mia lidhet me përjetimin tim në revolucionin demokratik të viteve ’90, në të cilin luftëtarë, personazhe, autorë, ishin të rinjtë e moshës që keni ju sot. Ne kishim mbetur ato vite vendi i fundit, diktaturë komuniste. Ne kishim qenë diktatura më e egër, e trefishtë në Europë. Diktaturë e luftës së klasave, një kasaphane e vërtetë, ku para skuadrave të pushkatimit, në burgjet dhe kampet e përqendrimit, humbën jetën dhjetëra mijëra vetë. Dhjetëra mijëra të tjerë kaluan jetën në internim dhe burgje”, tha Berisha.

Ndër të tjera, ish-kryeministri u shpreh se mrekullia më e madhe që kishte përjetuar ishte fuqia e atyre studentëve që guxuan të gjunjëzonin diktaturën.

“Pavarësisht dhunës, të rinjtë do mblidhnin forcë dhe do të dilnin në darkë te sheshi për t’u përballur me regjimin, do t’u kallnin datën. Çfarë përjetova unë? Fuqinë! Mrekullia më e madhe që kam përjetuar unë ishte fuqia e atyre të rinjve që gjunjëzuar diktaturën”, tha Berisha.

Fjala e Berishës:

Së pari, ju falënderoj shumë që jeni sot këtu dhe ju siguroj që e kam pritur me shumë kënaqësi takimin me ju.

Ndjej keqardhje të them se këtë takim detyrohemi ta hapim me skena si ato që patë dhe jo me hitet që ju preferoni.

Por, e vërteta, thelbi është se kriza dhe drama shqiptare, sintetizohet më mirë se në çdo gjë tjetër, në ato skena që ju patë.

Unë sot në këtë bisedë me ju, dua t’ju njoh ju me kujtimin më të fuqishëm të jetës sime.

Natyrisht, çdo njeri në moshën time, ka kujtimin e fuqishëm të diplomimit, të martesës dhe bërjes baba, të bërjes gjysh, nga privilegjet më të mëdha që mund të ketë njeriu.

Por unë kam pasur rastin të udhëheq kombin pas rrëzimit të diktaturës komuniste.

Kam përjetuar momente të tjera, por kurora e të gjitha përjetimeve të mia lidhet me përjetimin tim në revolucionin demokratik të viteve ’90, në të cilin luftëtarë, personazhe, autorë, ishin të rinjtë e moshës që keni ju sot.

Ne kishim mbetur ato vite vendi i fundit, diktaturë komuniste.

Ne kishim qenë diktatura më e egër, e trefishtë në Europë. Diktaturë e luftës së klasave, një kasaphane e vërtetë, ku para skuadrave të pushkatimit, në burgjet dhe kampet e përqendrimit, humbën jetën dhjetëra mijëra vetë. Dhjetëra mijëra të tjerë kaluan jetën në internim dhe burgje.

Por, duhet ta dini se nuk ishte kjo forma më e egër e asaj diktature.

Forma më e egër ishte uria kronike e shqiptarëve. Ishte uria kronike e shqiptarëve nga mosushqyerja. Ishte tirania e mjerimit.

Para disa muajsh po shihja një dokumentar për Korenë e Veriut. Diktatori sot më karikaturial i botës, iu kishte lënë fshatarëve nga 400 metra tokë. Kurse në atë kohë, metri vihej te pragu i derës.

Ajo Shqipëria e atyre viteve vuante nga diktatura e tmerrshme e izolimit. Asnjë vend tjetër nuk kishte izolimin e Shqipërisë, sepse ata komunikonin, qarkullonin me njëri-tjetrin. Nga Kamçatka deri në Berlin ishte një hapësirë për të gjithë popujt e vendeve komuniste.

Kurse Shqipëria ishte e rrethuar me tela me gjemba.

Ua përshkrova këtë se në çfarë situate ndodheshim.

Dhe dua të jem i sinqertë, mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm ato, parashikonin Shqipërinë të mbetej si kuba e Adriatikut. Pra, nuk parashikonin ndryshim.

Por ndryshimi ndodhi, ndryshimi erdhi./m.j

Next Post
Çështja Beleri/ “Të veprojë si kroatët”, Gjikondi: Drejtësia shqiptare duhet t’i drejtohet Greqisë me një deklaratë se është e pavarur

Gjikondi: Deputetët e vet i quan 'tarzanë'. Berisha në mënyrë indirekte tallet me situatën e krijuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

January 11, 2026
Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

January 11, 2026
Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

January 11, 2026
Kërkoi zëvendësimin e “detyrimit të paraqitjes” Kryemadhi heq dorë nga kërkesa

Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit/ BIRN nxjerr argumentet e Apelit: U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme

January 11, 2026
Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

January 11, 2026
Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

January 11, 2026
Cila shkelje është më e bukur?

Kur partia ha veten: historia gjermane e armiqve brendapartiakë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In