• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha mbron pazarin e tij me grekët për faljen e detit shqiptar: Greqia të shkojë në arbitrazh

by Java News
10/11/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, e firmosur nga dy qeveritë në Tiranë më 27 prill 2009 dhe rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në 15 prill 2010,  është rikthyer sërish në vëmendje. Sot në parlament, ish-kryeministri Berisha dëshmoi edhe një herë se për të ka qenë dhe është më i rëndësishëm pushteti personal sesa intersi kombëtarë. Ai i sugjeroi publikisht Athinës zyrtare të shkojë në Arbitrazh apo në gjykatat e detit, duke dëshmuar në këtë mënyrë se në thelbin e marrëveshjes së firmosur nga kryetari aktual i PD, Lulzim Basha, ka qenë vetëm pushteti i tij personal dhe qëndrimi në fron si kryeministër. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se e dërgoi marrëveshjen e detit në Kushtetuese për llogari dhe para të një pale të tretë.

“Detin në gjykatë e çoi Edi Rama, nuk e çuam ne, e çoi Edi Rama për llogari dhe para të palës së tretë. Unë edhe pse dija çdo gjë për këtë përsëri palës greke i them zotëri qeveria shqiptare është e detyruar të respektojë vendimin e gjykatës. Po të doni shkoni në arbitrazh, në gjykatat e detit, janë dy.”- deklaroi Berisha, duke nënvizuar në këtë mënyrë se intersi kombëtar për të është i fundit.

Si gjatë negociatave, por edhe mbas firmosjes së marrëveshjes më 27 prill 2019, disa shtete partnere të interesuara, si SHBA, Turqia dhe Italia dhanë mesazhe të qarta se marrëveshja nuk ishte bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Nga ana e Shqipërisë dhe Greqisë, kjo marrëveshje u mbajt e fshehtë jo vetëm në termat e saj teknikë, por edhe për faktin që ishte duke u negociuar. Disa ditë përpara se marrëveshja të firmosej, pakti u denoncua nga mediat.

Rikthimi në vëmendje i marrëveshjes së paktit detar me Greqinë, vjen në një kohë kur mes dy vendeve kanë shpërthyer replika lidhur me shembjen e banesave të minoritarëve grekë në Himarë. Pak ditë më parë, Athina zyrtare kërcënoi me bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa kryeministri Rama i kujtoi fqinji jugor se ka ikur koha kur i pasuri i tregon arat të varfrit.

Ahmetaj-Berishës: Kush është pala e tretë?

Ministri Ahmetaj iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha për paktin detar me Greqinë, duke theksuar se është krenar që firmosi kërkesën për rrëzimin e marrëveshjes në Kushtetuese. Ministri i Financave i kërkoi Berishës që të tregojë se kush është pala e tretë që pretendon se ka patur interes në rrëzimin e paktit detar.

“Unë jam një nga deputetët që kam firmosur për marrëveshjen e detit. Jam krenar që e kam bërë dhe që gjykata e rrëzoi atë marrëveshje. Si ka mundësi të ketë palë të treta. E para dhe mbi të gjitha do duhet të thotë kush është pala e tretë. Të vish të bërtasësh  në një ditë si kjo vetëm për të larguar vëmendjen nga një arritje e popullit shqiptar është antikombëtare.”- deklaroi Ahmetaj.

ma.me

Next Post
Postimi vulgar i Erik Fullanit në Instagram, fansat: Të rrofshin lekët e babit

Postimi vulgar i Erik Fullanit në Instagram, fansat: Të rrofshin lekët e babit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com