• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha mbron “modelin” e tij…

by Artur Ajazi
04/07/2022 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe në daljen e tij të fundit këtë fillimjavë, Sali Berisha ka mbrojtur “modelin e tij”. Pra, kush shpif, kush akuzon dhe me demek “denoncon hapur dhe pa droje” na qenkësh “luftëtar i lirisë mendimit”. Edhe në daljen e tij të fundit, Berisha u mundua të akuzonte dhe baltoste  sërish ish-ministrin dhe deputetin Fatmir Xhafaj duke i përmendur atij vëllain.

Ai ka baltosur edhe prokurorë, gjyqtarë, komisarë policie, duke marrë në “mbrojtje publike” deputetin Ervin Salianji.Ç‘nuk ndodh në Partinë Demokratike të “rithemeluar”. Ata që dikur janë akuzuar dhe anatemuar, sot janë “qëndrestarë, demokratë të kulluar, armiq të qeverisë Rama”, dhe sulmet ndaj ligjit dhe institucioneve ligjore nuk ndalen. Dihet se Berisha deri në fund të karierës së tij politike dhe jetësore, do të mbrojë “modelin e tij”. Cili është modeli i tij ?  Dihet fare mirë. Ai u instalua qysh prej 1992, dhe po  vazhdon gjatë. U instalua në parti, në median e tij, në forumet e tij, në stafin e ngushtë dhe tek ata që mbushnin sheshet dikur.

Pra “shpif, akuzo, mbro shpifjen me të gjitha format dhe mënyrat sepse rrënon kundërshtarin politik”. Të gjithë e mbajmë mënd, se si dikur mediat e Partisë Demokratike, tipike berishiste, nën diktatin dhe vullnetin e tij, nxinin, baltosnin, akuzonin dhe denonconin pa asnjë fakt dhe të drejtë morale dhe ligjore, çdo kundërshtar politik, çdo zyrtar apo drejtues nga kampi kundërshtar, duke tentuar të diskreditonin emrin dhe figurën e tyre. Në redaksitë e ish-mediave të asaj partie, shkonin çdo ditë zarfe me shkrime të gatshme të pergatitura “nga lart”, dhe gazetarët militantë i botonin ato me zell të paparë.

Qindra e mijëra procese gjyqësore janë zhvilluar dhe fituar nga kundërshtarët e Doktorit, por sërish ai nuk hoqi dorë. Modeli i tij, sot është “fanar ndriçues” për kryesinë, strukturat dhe forumet e asaj partie. Ata nuk rrinë asnjë ditë pa akuzuar, pa shpifur, e kanë “zanat të vjetër”. Kush ka shkelur dhe është “graduar” në atë parti, gjëja e parë që ka mësuar ka qenë “akuzo dhe shpif sa më shumë për kundërshtarin, ndryshe nuk të shohin me sy të mirë”. Edhe rasti më i fundit me deputetin Salianji, nuk më habit fare.

Berisha mezi po priste vendimin e gjykatës, për të dalë para mediave dhe akuzuar “krimin, korrupsionin, trafikantët të lidhur me qeverinë”, duke treguar se ka mbetur ai që ka qenë, këtu e 30 vjet të shkuara, dhe për më tepër, duke treguar ngazëllimin e tij për përsosjen e një “armate” të re shpifësish në atë parti. Berisha sulmon Edi Ramën se “dënon deputetë dhe gazetarë”, por harron se modeli “Rama” është ai që i kishte munguar këtij vendi, se modeli “Rama” nuk lë shteg për të jetësuar akuzat e pabaza dhe shpifjet banale. Por kjo nuk i pëlqen Berishës. Ai e ka vendosur, “me modelin e tij të vjetëruar, do ta mbyllë deri në fund karierën e tij si politikan tranzicioni”.

Next Post
E rëndë në Tiranë/ Familjarët e gjejnë të pajetë 39-vjeçarin

E rëndë në Fushë Krujë/ Gjendet në oborrin e banesës trupi i pajetë i një burri, dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
“Deri në frymën e fundit,” rrëfehet shqiptarja që u martua në burg me të dënuarin me vdekje

“Deri në frymën e fundit,” rrëfehet shqiptarja që u martua në burg me të dënuarin me vdekje

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In