Pas thirrjes së ish-kryeministrit Berisha për një pjesëmarrje masive në protestën e 21 Janarit, për të rrëzuar qeverinë, ka reagur deputeti i PS, Taulant Balla.
Balla ka deklaruar se Berisha ka arsye të fortë për të dalë në protestë pasi, djali i tij është thirrur në prokurori për aferën CEZ.
“Jam shumë i sigurt që ka një arsye shumë të fortë që Sali Berisha të dalë në protestë me 27 Janar dhe retorika, gjuha e përdorur, tregoi edhe tensionin e tij familjar. Mediat tregojnë se Shkëlzen Berisha bashkë me Ndue Kalaj dhe të tjerë, janë thirrur sot nga Prokurori a e vendit tonë për një vepër të rëndë, shpërdorimin e detyrës nga ana e babait, por edhe shndërrimin të të birit në ryshfetxhi. 414 milionë euro është fatura që shteti shqiptar dhe populli shqiptar paguan vetëm për çështjen e CEZ. Dhe sot kur prokuroria njofton thirrjen për marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, babai i tij iu bën thirrje shqiptarëve që o burra të rrëzojmë këtë qeveri dhe shtet ligjor.”
Duke risjellë në vëmendje ngujimin e PD në çadër, Balla shtoi se tre muaj protestë u bënë që PD të merrte avokaten e popullit, e cila do të lobonte në gjyq kundër Shqipërisë për pallatin e Bashës.
“Pse po i thirrni shqiptarët në protestë. Por mos harroni se duhet t’u përgjigjeni protestuesve për disa pyetje. Më 18 shkurt protestuesit fituan vetëm avokaten e popullit për të shpërblyer shëmbjen e pallatit të tij. 3 muaj protesta vetëm që Basha të merrte avokaten e popullit. As betimin nuk e bëri sepse të nesërmen shkoj në gjyq në Strasburg kundër Shqipërisë.“, deklaroi Balla
Më tej ai tha se tha se në Shqipëri po krijohet një aleancë kundër Reformës në Drejtësi.
“Dilni në protestë kundër Reformës në Drejtësi, sepse në Shqipëri është ngjizur një aleancë e re, një aleancë që në fakt e ka bërthamën që në 2014-ën kur mori rrugë Reforma në Drejtësi. Në 22 korrik, edhe pse e votonim, ju me pahir, ju thonit, bëni ç’të doni, por Reforma në Drejtësi nuk ka për funksionuar, sepse ka ca probleme dhe Reforma në Drejtësi nuk zbatohet, por ja që po zbatohet. Rezultatet e para të Vettinugt dalin javën e ardhshme, dhe sigurisht ata njerëz që ju i mbrojtët me shumë luftë për t’i mbajtur në ato pozicione, do të dalin se paskan qenë pa arsimin përkatës, të zhytur në pasuri dhe në prona pa fund. Dilni e protestoni edhe kundër Reformës në Arsim, një ndër gjërat që ju dhemb më shumë është se nuk është më “Vitrina” dhe “Kristali”. S’janë më ato. Dilni të dashur shqiptarë përkrah Lulit dhe Saliut, por mbani në mend se ata janë një e keqe e madhe e këtij vendi, Shqipëria nuk e meriton të ketë një opozitë si këto. Për ne jeni një e mirë, për Shqipërinë një e keqe”, tha Balla.
Zhvillimet kryesore
Protesta e PD, Balla: Për pallatin e Bashës dhe djalin e ish-kryeministrit
“Pse po i thirrni shqiptarët në protestë. Por mos harroni se duhet t’u përgjigjeni protestuesve për disa pyetje. Më 18 shkurt protestuesit fituan vetëm avokaten e popullit për të shpërblyer shëmbjen e pallatit të tij. 3 muaj protesta vetëm që Basha të merrte avokaten e popullit. As betimin nuk e bëri sepse të nesërmen shkoj në gjyq në Strasburg kundër Shqipërisë.
Berisha ka arsye të protestojë, pasi mediat njoftojnë se Shkelzen Berisha është thirrur në Prokurori për aferën CEZ. Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI. Dilni ne proteste edhe per 21 janarin“, deklaroi Balla
Berisha: Të ngrihemi të largojmë Noriegën
Berisha duhet të ngrihemi të shembim ketë regjim. E vetmja perspektive e të varfërve është largimi nga Shqipëria. Po zbrazni vendi, ndaj u bëj thirrje të mblidhemi me 27 dhe të largojmë këta ‘noriegë’ që mision kryesor kanë vjedhjen tuaj. Ftoj studentët, ish-të përndjekurit politike
Spiropali: PD po iu vë në dispozicion autobusë qytetarëve për t’i sjellë në protestë
Ju e keni humbur shpresën. Ju keni çdo të drejtë të protestoni, por ju kuptoni se punët e shtetit për t’u vënë në vijë kërkojnë mundë, kohë. Nuk janë punët e magjisë. Ju bëjnë thirrje të dilni në protestë, madje po ju vënë në dispozicion autobusë në çdo bashki. Në thirrjet për protesta pa arsye, pa ide, dhe me në krye një lidership që kalë të betejës ka nxirjen e Shqipërisë. Opozita ka kaluar çdo kufi të së drejtës, aq sa e drejta ka kapërcyer e tëra në anën tjetër. Opozita po lundron në oqeanin e hiqit. Ta dini se mund të jetë dhe për shkak të gazit që shkakton opozita e 27 janarit. Ju thatë këtu se deputetët socialistë kanë ikur nga frika, jo se varfëri nuk ka, por a jo nuk mund të luftohet nga i njëjti mentalitet që e prodhoi.
Ora 12:00 Basha: Asnjë qeveri s’i reziston bashkimit të popullit
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ftoi qytetarët në protestën e të shtunës përpara Kryeministrisë. Basha tha se bashkimi i popullit do firmosë fundin e qeverisë së paligjshme.
“Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar, asnjë aleancë me krimin nuk do i rezistojë dot bashkimit të popullit. Nëse bëhemi mijëra në sheshet e Shqipërisë e keqja do largohet. Ejani pasnesër më 27 janar, bashkohuni me mijëra të tjerë, për çdo padrejtësi, të firmosim fundin e qeverisë së paligjshme, qeveri trafikante, për t’i haur rrugë një qeverie antimafie, ejani ta mundim, të shtunën në orën 12:00 përballë të keqes”, u shpreh Basha.
Ora 11:50 Berisha-deputetëve të PS: Ku do futeni më 27 janar?
Keni ngelur një thelë këtu, gjithë ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga super protesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të mega aferave më të mëdha në historinë e vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetaj. Ikën deputetët, nuk janë këtu as një e pesta e deputetëve. E thotë Hygo diku “Nuk njihej më as shef, as flamurtar”. Kështu jeni bërë, por çdo të bëni ditën e protestës. Ku do të futeni? Ua thoni shqiptarëve
Ora 11:40 Spaho: Më 27 janar do iu japim shtysën e fundit
Bashkohuni në protestë, të vetëm nuk mund të shpëtoni nga kjo qeveri. Policët janë të implikuar në trafik droge, vëllai i kryeministri i përfshirë në trafik. A duhet të durojmë akoma propagandën tallëse të qeverisë? Në burg nuk duhet të shkojnë të parët të rinjtë që tymosin hashash, por Rama dhe Tahiri. Ndaj më 27 janar duhet të mblidhemi para kryeministrisë dhe t’i japim shtysën e fundit këtij regjimi.
Ora 11:30 Alket Hyseni: Nuk ju vijnë shqiptarët në çadrën e protestës
Kaq i keni njohurit tuaja, kaq pak e njihni figurën e Nënë Terezës. Nënë Tereza ndihej krenare kudo që ishte, edhe atje në Indi, dhe vlerat i kishte bamirësie. Nuk vijnë shqiptarët në çadrën tuaj të nderur kolegë të opozitës. ‘Alfa e tolerancës është dashuria’, gjë që ju nuk e keni.
Ora 11:00 Gjonaj: Grup pune për dosjet e të përndjekurve
Kemi ngritur grup pune për të trajtuar dosjet e të përndjekurve. Jemi në proces ku po trajtojmë mbi 300 dosje. Ky është një proces që kërkon kohë dhe informacion. Po punojmë me përparësi për të përndjekurit politikë dhe do të bëjmë publikë të gjitha listat e të përndjekurve në faqen e Ministrisë për të treguar se në cilën fazë janë aplikimet e tyre. Ministria po bën atë punë që nuk është bërë prej vitesh.
Ora 10: 40 Vokshi: Rama tallet e mëshiron të sëmurët
Çdo ditë e re shënon një dramë të re. Kudo qytetarë të zhgënjyer dhe të pashpresë. Ndërsa Rama tallet me cinizëm dhe mëshiron, diku një mësuese që gjoja do t’i shpëtojë jetën, diku një fëmije, në funksion të propagandës së pashpirt. Ai po shkatërron çdo gjë. Rama kushtetutën e dhunoi, ligjet i shkel përditë, Parlamentin e urren, qeverinë e ka shtënë në duart e krimit, gjithçka po bie, po bëhet pluhur.
Ora 10:30: Mediu tregon arsyet: Pse duhet të protestojmë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka treguar në foltoren e Kuvendit arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar. “Emigracioni është dhimbja më e madhe e shqiptarëve. Sipas timonierit, ne mund të bëhemi evropian vetëm duke ndenjur urtë e mos folur. Ishte kjo e djathtë, kjo opozitë që bëri më të mirën për shqiptarët, duke liberalizuar vizat. Ndërsa sot kemi vetëm propagandë droge, që ka vetëm një qëllim, të ndërtojë një shoqëri pa vlera, cinike, të përulur. Kjo është e papranueshme. Kush duhet të protestojë? Një popull që nuk përballet me të keqen është e destinuar të përulet, të largohet. Duhet të shembim këtë mur të ndërtuar mes qeverisjes dhe qytetarëve të thjeshtë, ndaj duhet të bashkohemi më 27 janar. Largimi i së keqes është qëllimi i të gjithëve”, tha Mediu.
Ora 10:20 Tabaku:U morët frymën qytetarëve.Ahmetaj:Ulëm varfërinë
Menjëherë pas betimit të dy deputetëve kanë nisur debatet, ku temë ka qenë varfëria. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, deklaroi se kjo qeveri po iu merr frymën shqiptarëve, duke i varfëruar ata çdo ditë e më shumë. Në kundërpërgjigje ndaj tij, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se varfëria është ulur gjatë qeverisjes së PS.
Tabaku: Kjo qeveri merr frymë me padrejtësi. Ne nuk jemi opozita më e përkryer, por kemi guxim. Jemi të aftë për të drejtuar gishtin.
Ahmetaj: Unë kam sjellë të vërtetën e raportit për varfërinë, e cila në 2012 ka arritur kulmin në Shqipëri. E vërteta nga podiumi i opozitës është e përmbysur. E vërteta është se varfëria është ulur.
Ora 10:10 Betohen dy deputetët e rinj, Dritan Bici dhe Silva Caka
Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj, të cilët ulen sot për herë të parë në sallën e Kuvendit, pasi zëvendësojnë Aqif Rakipin e PDIU dhe Gledion Rehovicën e LSI, të cilëve iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
a.ç