Ish-kryeministri dhe lideri i PD Sali Berisha mbajtur fjalën e tij mes brohoritjeve etë delagëteve dhe mbështetësve të PD-së në stadiumin “Air Albania”.
Ndërkohë që Berisha fliste, mbështetësit i kanë ndërprerë fjalën nëpërmjet thirrjeve.
Berisha e cilësoi Kuvendin si monument të lirisë dhe të rithemelimiut të Partisë Demokratike.
“Delegatë dhe delegate të Kuvendit më madhështor; më të bukur; më triumfues; më mahnitës në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i lirisë shqiptare. Kuvendit që mblidhet si monument i rithemelemit të PD. Më lejoni të përulem para studentëve dhe prijësin e tyre Azem Hajdarin qe zhvilluan në rrugët e Tiranës një betejë që ngjasonte me atë të Davidit kundër Goliathit. Nga njëra anë ishin studentët me vullnetin e hekurt dhe nga ana tjetër diktatura me tanke, blinda dhe mitroloza. Studentët themeluan PD të atyre bvlerave që ne sot rivendosim në themelet e saj“, deklaroi Berisha.
g.kosovari











