Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj socialistëve, sipas tij për keq qeverisjen e tyre. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka akzuar mazhorancën duke u shprehur se edhe mamatë e deputetëve të majtë lëvizin me makina luksoze.
Jo vetëm kaq por sipas tij një pjesë e tyre marrin edhe pension 300 euro nga Greqia, me pretendimin se janë minoritarë.
“Mamatë tuaja janë të gjitha me makina luksoze. Por ne nuk merremi me mamatë tuaja. Po po se gjysma e mamave tuaja marrin 300 eurot e Tsipras.” tha Berisha
Më tej Berisha ka sulmuar edhe kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj.
“Po kur ka ndodhur ndonjëherë dasëm në Kështjellë? Rroftë mamaja. A e tha vetë se dasmën ia ka bërë mamaja.” tha ai
Redaksia Online
(Javanews.al)









