Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskas në Vizion Plus.
Berisha është pyetur për fushatën aktuale, punën e qeverisë, strukturimin e PD dhe alternativën që kjo e fundit propozon.
Berisha thotë se ka besim tek Lulzim Basha dhe lidershipi i ri i PD. Ai shtoi se Basha nuk ka stilin e tij, por stil komplet ndryshe, të tijin origjinal
Turjan Hyska– Edhe pse quhet shpesh diversion por njerzit ne pergjithesi, media, ata qe bejne opinion nuk jane te bindur se zoti Basha e ka tejkaluar periudhen kur lideri eshte ish kryeministri Sali Berisha , ne partine demokratike. Dhe te gjithe thone se ai eshte i mbrojturi juaj. Mendoni se tani pas dyt vitesh ka dale nga hija juaj zoti Basha?
Sali Bersisha– Une mendoj se zoti Basha ka hyre ne garen per kryetar te Partise Demokratike si vetja e tij, si nje i ri. Ju mund te cuditeni por si te ndjerit Sokol Olldashi ashtu edhe zotit Lulezim Basha, ne menyre absolute te dyve, kur me kane pyetur se cafre do bejme, u kam thene do te vendosni vet. Pyetja e dyte, mire por ti cafre mendon ? Plotesoni te gjitha kushtet per te bere garen..
Turjan Hyska– Kjo eshte fushata e pare e zotit Basha si kryetar i Partise Demokratike, duket sikur zoti Basha eshte ne rrugene duhur?
Sali Berisha– Eshte ne drejtimin e tij, nuk eshte ky drejtimi apo stili i Sali Berishes por eshthte stili origjinal i Lulezim Bashes. Ne dy vite ai ka konturuar nje lloj opozitarizmi i cili ne menyre te padiskutueshme dallon nga opozitariami qe bente Sali Berisha. Dhe kjo besoj se eshte ne me te miren e partise Demokratike. A ka arritur Lulezim Basha te jete bindes per mbare elektoratin shqiptar, zgjedhjet jane dhe do te tregohet. Por askush nuk mund te thote se ky zoteri ne kto dy vjet nuk ka deshmuar rrugen e tij, stilin e te berit opozite, perpjekjen e tij.
Turjan Hyska- Zgjedhjet e 21 qershorit, cili eshte projeksioni juaj persa i perket rezultatit te Partise Demokratike dhe rezultatit ne teresi.
Sali Berisha– Kurre ne fushata elektorale para tyre, une nuk flas dot per perqindje dhe shifra te sakta. Por gjykuar nga fryma, ka nje rikthim te Partia Demokratike, ka nje rikthim te fuqishem ne shume zona te vendit. Dhe ka nje zhgenjim masiv perpires ndaj qeverise. Kjo qeveri erdhi ne pushtet duke bere premtimet me perrallore. Por, edhe njehere e kam thene dhe po e them, ato premtime do te ishin te gjitha te realizueshme nese do ti bente Sali Berisha.
Turjan Hyska– Pse nuk i premtoi Sali Berisha ato premtime?
Sali Berisha– Sepse nuk eshte programi im ajo lloj menyre.
Turjan Hyska– Zoti Rama insiston se keto dy vite kane qene te veshtira per te vendosur shtet dhe per te mbushur gropen qe keni lene ju.
Sali Berisha- Prit se do te dal dhe aty..nuk eshte programi im shendetesia falas. Shendetesia me kontribute eshte programi i mbare botes se lire. Shendetesia falas eshte programi i diktaturave te cilat mashtrijne. Por nese do ta besh falas shendetesine, qe neser cakto 10 perqind te buxhetit te shtetit per shendetesine dhe ajo funksionon. Por cfare krijon? Krijon nje pellg te tmerrshem korrupsioni. Shiko se cpo ndodh me fondin e sigurimeve shendetesore. Ju e keni marre vesh skandalin ku jane krijuar me dhjetra farmaci virtuale ku nuk egzistojne kurrekund vecse ne mendjet e hajduteve qe cojne receatt e falsifikuara dhe marrin parate e taksapaguesve, parate e te semureve. Ne qofte se do te ishte falas ne te gjitha drejtimet, ajo do behej pellgu me i madh korruptiv qe mund te egzistonte. I beri premtimet, shendetesi falas, legalizime falas. Certefikatat qe po ndahen jane te gjitha pa vlere. Ne menyre absolute nuk kane asnje vlere tjeter pervec asaj qe nuk te prish shtepine. Po me thuaj ti mua, 8 vite, kujt ju prish shtepia nga Sali Berisha? Nuk eshte kurre e vertete qe ehste prone. Jane genjeshtra. Nqs ju kujtohet, po ndaj tapite thoshte Edi Rama, por kur ne e sulmuam, u terhoq dhe tha leje legalizimi. Cfare po ben ai? Ka gati ligjin, dhe un eduhet ti paralajmeroj qytetaret ta dine, se ai ka bere gati ligjin qe ne qofte se nuk paguajne 6 muaj dhe cmimin ja u ka bere dyfish krahasuar me ate qe kishin. Ai do u fuse rruspat shtepive ose do ti konfiskoje. Me mendjen e tij ai do ta realizoje. Sa do mobilizoje opozita kundershtine ajo eshte pune tjeter.