“Në vend ka një situatë katastrofike korrupsioni. I kërkoj Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore që të hetojnë qeverinë dhe kabinetin Rama” . Këto kanë qenë fjalët e ish-kryeministrit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së të enjtes, ndërkohë që nga grupi parlamentar socialist është përgjigjur Taulant Balla.
Sipas këtij të fundit, Berisha po e përdor foltoren për të nxjerrë “jashtëqitjet” e tij.
Ne qëndër të akuzave të Berishës ishte edhe sistemi shëndetësor ku deputeti demokrat tha se ekziston një vjedhje dhe korrupsion në nivele të larta të medikamenteve. Berisha i është rikthyer sërish Ballës duke lexuar një SMS që ai pretendon se e ka marrë nga një inxhinier.
“Jam inxhinier i pyjeve që më morën peng njerësit e Taulant Ballës dhe desh na vdiqën” – lexoi SMS-në Berisha.
Por në replikën e tij, deputeti socialist është ndalur te ndërtimi në digën e liqenit të Tiranës. Pikërisht për vendimin e sotëm të Gjykatës për pezullimin e ndërtimit, Balla tha se ky është shkaku i nervozizmit të Berishës.
“Sësi mund të jësh gënjeshtar sa ti unë nuk e di. Zyrën tënde qindra mijëra euro e ke në pallatin Gener 2. E njëjta kompani që po ndërtonte te liqeni. Nuk ka shqiptar që nuk e di se ti dhe yt bir jeni ortakë. Një gjë po të them Sali: thuaji tët biri që ta çojë kalin në Suedi” – tha Balla duke ironizuar me deklaratat e ish-bashkëshortes së Shkëlzen Berishës, Sadijës, e cila duke iu referuar një fotografije mbi kalë të djalit të Sali Berishës tha se “ai kalë m’u premtua mua”.









