• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

by A R
19/01/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, për të denoncuar projektin “Smart City” të qeverisë socialiste.

“Sot jam para jush për të denoncuar përsëri projektin e quajtur Smart City, Qyteti i Mençur, të themi. Së pari, si projekt ky synon survejimin e plotë të lëvizjeve të çdo qytetari. Në qoftë se një vit më parë u vendosën në të gjitha kompanitë e telefonave aparaturat e regjistrimit të plotë të internetit dhe telefonave të celularëve me pretekstin e ndërprerjes së TikTokut, tani me Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve shqiptarë, të çdo lëvizje të tyre.

Ky përbën asgjësimin e plotë të privacisë së tyre, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e saj të individit. Lëvizjet e tij në çdo destinacion. Vizitat e tij tek miqtë, tek të afërmit, tek shokët. Privacinë e tij në lokale dhe kudo që shkon. Kjo është vendosja e qytetarëve shqiptarë në kontroll të plotë, automjeteve të tyre, lëvizjeve të tyre. Dhe në këtë aspekt, aq sa të dhënat e një individi janë private, ato bëhen shtetërore. Aq sa të dhënat e një shoqërie janë shtetërore, ato eksportohen në duart e kujtdo. Tani çdo organizatë kriminale nuk ka më nevojë përveçse të fusë kthetrat në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet për ta marrë peng, për ta vrarë, për ta ekzekutuar, etj, etj.”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se përpos shqetësimeve për shkeljen e privatësisë së qytetarëve, ky projekt ishte gjithashtu korruptiv. Pasi sipas tij, kostot që janë parashikuar për blerjen e pajisjeve janë të fryra deri në 30-fishin e çmimeve të tregut.

“Por ky projekt, i cili është i tëri vendosje e Shqipërisë, qytetarëve të saj në kontroll total, është njëkohësisht një projekt fund e krye korruptiv. Çmimet e ofruara për realizimin e këtij projekti janë nga 10 gjer në 30-fishin e çmimeve për këto aparatura në treg. Kështu, në qoftë se kamera e trupit të policit kushton në këtë projekt 15.700 euro, ajo blihet kudo me 1000- 1500 euro. Në rast se kamera e rrugës kushton 52 mijë euro, kjo kamerë blihet lirshëm me 2 mijë euro. Pra është 25 herë më e shtrenjtë se sa gjendet në treg. Kostot e projektit në tërësi rezultojnë, krahasuar me zbatimin e tyre në vendet e tjera, në proporcion të paktën 10-12 herë më të larta. Kështu në Bengalore të Indisë ky projekt ka kushtuar 67 milionë dollarë për një popullsi 8 milionë banorë, mbi katërfishin e popullsisë së Shqipërisë. Pra, i bie rreth 15 herë më shtrenjtë projekti në Shsqipëri, po të kemi parasysh se këtu as 2 milionë banorë nuk janë dhe projekti kushton 157 milionë euro. Edhe këtu dora e zezë e kunatit famëzi me prestanome është e sigurt. Imagjinoni pra vjedhjet 15-fishi i kostos të një qyteti të famshëm në Indi. Dënoj me forcën më të madhe një projekt të tillë si një vjedhje të përmasave të papërmbajtura, si një dhunim dhe cenim i madh i sigurisë kombëtare të shqiptarëve, i privacisë së tyre. Ata tani nuk mund të shkojnë më tek njëri-tjetrit pa syrin e Ciklopit mbrapa dhe ky është Edi Rama.”, tha Berisha, duke shtuar se PD do e ngrejë këtë çështje edhe në institucionet ndërkombëtare, pasi sipas tij përbën një shkelje fondamentale të të drejtave të njeriut.

Projekti “Smart City Albania” sipas qeverisë synon modernizimin e sigurisë publike përmes përdorimit të kamerave inteligjente dhe inteligjencës artificiale, si pjesë e digjitalizimit të shërbimeve shtetërore. Nisma realizohet në bashkëpunim me kompaninë Presight AI dhe me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai parashikon instalimin e mbi 5 mijë kamerave në 20 qytetet më të mëdha të vendit, me fokus në rritjen e sigurisë rrugore, monitorimin e hapësirave publike dhe shkollave, si dhe forcimin e transparencës dhe eficiencës së Policisë së Shtetit.

Next Post
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In