• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

by A R
21/03/2026 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer nga samiti i PPE, ku sipas tij PD ka marrë mbështetje të plotë. Në një dalje për median, kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme, në një “kryengritje më të fuqishme paqësore”.

“Ajo që mund t’u them qytetarëve është se njohuritë janë të plota për rrëshqitjen e Shqipërisë në një narkoshtet apo një narkodiktaturë dhe Edi Rama sot është një diktator në rreth të kuq, pa të ardhme në Shqipëri dhe në Evropë”, tha Berisha.

Sipas tij, mbështetja për opozitën dhe përpjekjet e saj është e plotë nga PPE, nga liderët e këtyre partive, nga partitë e mëdha, CDU dhe partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.

“Diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin me këto parti, si dhe i njoha me vendosmërinë tonë, rezistencën tonë, kryengritjen tonë paqësore për të përmbysur këtë regjim të paligjshëm, zhvillimet dramatike të javëve të fundit, në të cilat Edi Rama mori përsipër të gjithë fajësinë, siç e ka, duke bllokuar sistemin e drejtësisë në mënyrë përfundimtare, paketën ligjore që po përgatit si mburojë për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve”.

Berisha falënderoi të gjithë miqtë që takoi atje për mbështetjen që sipas tij treguan për PD-në.

“Pra, mund të themi se demokracia shqiptare sot ka miq dhe mbështetës të mëdhenj dhe të vërtetë, opozita shqiptare ka miq të mëdhenj dhe të vërtetë, të cilët e mbështesin PD-në”, shtoi Berisha.

Sipas tij, tashmë ylli i Ramës është një figurë e nxirë.

“Rastisi, por ishte koincidencë, por gjatë kohës që ne ishim në Bruksel, Mali i Zi u votua për të mbyllur kapitujt e rëndësishëm, kurse Shqipëria mbeti në klasë dhe nuk i mbylli dot. Dhe i garantoj shqiptarët se me Edi Ramën nuk ka asnjë progres drejt BE, përkundrazi ka kthim mbrapa gjithnjë e më të madh”, tha Berisha.

“Ftoj shqiptarët të bashkohemi nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të treguar forcën tonë, shpirtin tonë të pamposhtur me kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana”, tha ndër të tjera kreu i PD.

Next Post
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S'ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In