• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Kryebashkiaku dhe deputeti i PS fshehën aksidentin; Policia: Mashtrim!

by Java News
03/11/2018 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se djali i kryebashkiakut të Kurbinit ka qenë i implikuar në një aksident me të plagosur dhe se ngjarja u fsheh nga babai i tij Artur Bardhi dhe deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Policia thotë se ngjarja jo vetëm që nuk është fshehur, por është pasqyruar në komunikatën ditore të Policisë së Shtetit më datë 1 nëntor. Ajo shton se për ngjarjen në fjalë janë kryer të gjitha veprimet hetimore, të cilat i janë përcjellë më pas si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Reagimi i plotë i Policisë:

Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje. Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në ëeb në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.

Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen: Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).

Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne ëebin zyrtar të Policisë së Shtetit. Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policine për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha:

Nuk ka ligj për pushtetarët mafiozë!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Zoti Berisha,jam një punonjës policie në Lac,Kurbin. Dua të denoncoj një ngjarje të ndodhur mbrëmë në Mamurras rreth orës 22.00. Makina e Artur Bardhit duke e ngarë i biri,ka thyer shtyllën e dritave, ka prishur një lokal, flitet dhe për të plagosur…! Sot e tërë policia ka qenë në vendngjarje, por kur nuk ka asnjë deklaratë kjo nuk pranohet…Artur Bardhi bashkë me Pjerin Ndreun kanë mbyllur këtë skandal. Flm z.Berisha që të paktën kemi ku të tregojmë se cfarë bëhet në këtë pseudoshtet…

a.ç

Next Post
Përse duhet rihapur 21 janari?

Përse duhet rihapur 21 janari?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In