Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit pasi opozita braktisi seancën.
Me akuza të rënda, Berisha e cilësoi Ramën si lider toksik dhe psiqik. “Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i kanabizimit të Shqipërisë” – tha ndër të tjera ish-kryeministri.
“Asgjë nuk sjell falkja e Saimir Tahirit gjersa Edi Rama qëndron dhe flet ende në Parlament. Atë që nuk e bëri dot Parlamenti, e bëri Saimir Trafiku. Në vend që t’ia hiqte mandatin Parlamenti, ky i fundit nuk e pati forcën. Një takim tresh është bërë në një spital privat… Edi Rama është pengesa absolute e anëtarësimin në Bashkimin Evropian” – tha Berisha.
I pyetur sesi e komenton rikthimin e mundshëm në Kuvend të Spartak Brahos, Berisha tha se Braho është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. /b.d










