Gjatë debateve midis kryeministrit Rama dhe parardhësit të tij Sali Berisha, ky i fundit ka bërë një deklaratë surprizë duke iu drejtuar shqiptarëve.
Ai u ka bërë thirrje atyre të mos paguajnë asnjë qindrakë për legalizimet, pasi ato do ti bëjë me 1 euro Partia Demokratike. Berisha bëri thirrje për mosbindje të plotë civile.
Berisha: E anullova tenderin e linjës Tiranë-Prishtinë se kishte korrupsion, dhe u kontraktua me 8 milion euro më pak, po po, 8 milion euro.
Asaj kompanie ja dhashë se ofroi 8 milion euro më pak. Pra, ky zotëri që shkoi në Shkodër, e patë si shkoi në Shkodër, me 730 policë dhe ushtarë të gardës, dy batalione. S’ka ndodhur kurrë që nga koha e Enver Hoxhës asnjëherë, 723 policë dhe gardistë në Shkodër. Po Shkodra u shpreh, për qytetarinë e saj, foli dhe ajo zonja, mashtron, thotë se janë bërë 40 mijë legalizime, 0 legalizime. Ju talleni me veten tuaj dhe talleni me ata që lëshoni letra.
Ju bëj thirrje, asnjë qindarkë mos paguani për shtëpitë e legalizuara, do t’i legalozojë Partia Demokratike me 1 euro, me 1 euro. Mosbindje të plotë civile, qytetarë kudo që jeni. Asnjë qindarkë mos i jepni hajdutit. Që të gjitha do t’i legalizojë PD me 1 euro, se ju mashtroi, ju tha që do i legalizojë falas.
Dëgjoni fjalën time, asnjë qindarkë mos paguani, vazhdojmë revolucionin demokratik. Të vazhdojmë protestën, Edi Ramës nuk i ka hyrë lepuri na bark, i ka hyrë Saliu në bark.
***
Vijojnë debatet në Kuvendin e Shqipërisë ku kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha shkëmbejnë replika midis tyre për çështjen e dekorimeve.
Rama:
Pensionet e posaçme për Nexhmijen, Arianitin, për këtë torturuesin e padër Zefit, si të shpëtuan ty që nuk të shpëton asgjë.
Ti nuk di dallimin midis medaljes dhe dekoratës, ke qenë dhe president. Dekorata është individuale, medalja është thjesht dëshmi e të qënit në këtë listë. Por si kupton dot ti, është përpjekur Artan Lamja i shkretë, të ka çuar letra 20 vjet, të sjelli pak në qytetërim, por nuk vjen në qytetërim ti.
Dhe më e bukura është se u kujtove 1 vit me vonesë, sepse në këtë qytetërim, është e ndarë medalja nga dekorata, po se kuton ti këtë, po pjesa më e bukur është tjera, u kujtove një vit me vonesë për t’na akuzuar ne. Vjet nxori Fahriu pa lejen tënde medaljen për Viton. Po për Viton nuk flet ti, se nuk i është tharë akoma fustani nga lotët e tu, që i thoshe ç’na gjeti: ‘Na vdiq babushi i madh i partisë. Vitua e shkretë nuk dinte ç’të bënte të qantë për burrin apo të pushonte lotët e tu.
Berisha:
Ja çfarë thotë ligji. Statusin e veteranit nuk e gëzojnë personat që janë dënuar ose dënohen me vendim të gjykatës për krime kundër lirisë, dhe kriminelë të luftës së klasave gjenocidit të regjimit totalitar. Çfarë bënë këta, atyre që Ligji numër 8568, 1999 për statusin e veteranit të luftës. Neni 6 bëhet si vijon, ‘Statusi i veteranit nuk u njihet personave që janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate të formës së prerë për bashkëpunimin me pushtetin nazi-fashist. Është hequr përcaktimi, nuk e gëzojnë kriminelët e regjimit të luftës së klasave’.
Vetëm ty të ka mbetur mendja se unë jam kryeministër, se unë jam gjithçka. Ti shkrove pamflet kur vdiq Enver Hoxha, e di vet ti. Po çu duhen shqiptarëve fjalimet e mia, por megjithatë nxiri. Ligji për deklratat i vitit 2013, nuk jep asnjë lidhje midis veteranit dhe dekoratës, përkundrazi përcakton që dekorata është personale. Konkrete dhe jo kolektive, por këtij i duhet të fshihet tani, se ky ka kompleksin e turpit. Kërko të falur, anullo deklratat, rikthe në fuqi lustracionin, amendo ligjin. Por i udhëhiqesh nga parime të tjera. Ti nuk ke asgjë të përbashkët të një njeriu të qytetëruar.
****
Ndërsa Berisha ka kërkuar Ramën të jetë prezent në Kuvend, kryeministri është kthyer duke i listuar nga foltorja një sërë akuzash që Berisha i ka hedhur ndër vite ndaj socialistëve. Rama u ndal dhe në dekorimin e veteranëve, për të cilët opozita sot kërkon një rezolutë.
JavaNews.al sjell të zbardhur një pjesë nga fjala e kryeministrit Rama, ku i sjell disa fjalime të ish-liderit të PD Sali Berisha ndër vite, duke theksuar se paraardhësi i tij në qeveri, mashtron dhe flet me të njëjtën gjyhë prej 25 vitesh.
Ky është një debat përtej një medaljeje. Është një debat që vazhdon prej 25 vitesh, i bazuar në importimin e kulturës së kriminalizimit të Partisë së Punës në Partinë Demokratike.
Do të bëj një parantezë të shkurtër.
“Ju dhe suita juaj vrisni në parlament, organizoni atentate dhe kurthe ndaj udhëheqësve të drejtuesve të opozitës.” – Sali Berisha, viti 1998.
“Ju ndërtoni vila, kurse të tjerët rropaten në bunkerë dhe bodrume. Ky është mekanizmi që ushqen çdo ditë krimin që vret shqiptarët.” – Sali Berisha, viti 1999.
“Këtu në këtë parlament, ju sot dilni përpara shqiptarëve me këtë buxhet, me moralin e hajdutit, me mungesën e plotë të përgjegjësisë. Në mëse dy vjet të qeverisjes suaj, në emër të klaneve kontrabandiste të korruptuara, ju rikthyet varfërinë tuaj mjeruese të kohës së diktaturës, ju u pasuruat në mënyrë të paligjshme, me shuma përrallore, dyfishuat çmimet e përditshme për çdo shqiptar, tre-katërfishuat papunësinë me korrupsionin galopant, që shkatërron çdo ditë biznesin dhe largon investitorët e huaj, me vrasjen e shpresës së shqiptarëve që largohen të dëshpëruar çdo ditë nga vendi i tyre. Buxheti juaj është buxheti i eksodit.” – Sali Berisha, viti 2000, këtu në parlament.
“Prej dy vjetësh, ju nuk keni kthyer në Shqipëri diktaturën komuniste në formën klasike, por keni vendosur diktaturën e taksave. Shqipëria renditet me Ugandën, zoti Meta. Ministra dhe zyrtarët e tu, zoti Meta, grabisin sa grabisin ata të Ugandës.” – Sali Berisha, viti 2000, këtu në këtë parlament.
“Ligji ju duhet juve të mbroni vilat e pallatet tuaja. Por ju jap fjalën e nderit se vilave rruspat, pallateve tritol dhe ju para ligjit. Burreli do jetë burgu juaj. Ju jeni kusarë, po po, jua them unë, këtu. Mblidhni bandat bëni ç’të doni, revolta popullore do t’ju fshijë.” – Sali Berisha, viti 2001.
“Zoti Majko, të rikujtoj se je i vetmi kryeministër në historinë e kryeministrave të botës që dosjet e korrupsionit i mban në sirtar dhe t’i vjedhin nga sirtari i zyrës. Zoti Majko ke detyrime të mëdha, se vjen këtu në detyrë i zhvirgjëruar, i shpartalluar fare përpara shqiptarëve, po, po, ta them unë.” – Sali Berisha, viti 2002.
“Luftën kundër krimit të organizuar, ne demokratët e konsiderojmë një luftë të shenjtë. As bandat, as vrasësit dhe asgjë në këtë botë nuk mund të na pengojë ne si opozitë, deri në minutën e fundit të jemi kundër kriminelëve, kundër vrasësve e trafikantëve, të cilët qarkullojnë përmes jush këtu në parlament, 2 miliardë dollarë në vit.” – Sali Berisha, viti 2003.
“Kuvendi kundërmon drogë. Thinjat tuaja, sot janë pudër droge. Turp! Turp për ju zotërinj!” – Sali Berisha, viti 2003.
“Kryeministri juaj është këmbë e krye me klanet më kriminale të vendit. Lufta kundër kriminelëve është zhvendosur në parlament. E keni mbushur parlamentin me kriminelë. Dua të njoftoj shqiptarët se lufta kundër kockave mafioze zhvillohet këtu në parlament, jo nëpër shpella. Regjimi juaj është regjimi i vrasjeve. Regjimi i vrasjeve të të gjitha llojeve, mafioz. Revolta popullore është përgjigja ndaj jush.” – Sali Berisha, viti 2003.
“Ju mbajnë lidhjet e krimit që keni me Mugaben. Mugabe, jo parimet kushtetuese, ai është babai juaj shpirtëror.” – Sali Berisha, viti 2004.
“Ti je autori kryesor i shtetit oktapod, i shtetit të trafiqeve, i parave të pista, i shtetit të trafikantëve amoralë, cinikë, shpirtkazmë, të ulët, të pamëshirshëm, primitivë që nuk kanë asgjë njerëzore. Bashkë me ta merr përfitime të paligjshme, vjedh, merr peng, djeg njerëz të gjallë, ekzekuton pa gjyqe, mashtron, torturon, rreh, përdhunon. Njerëzit po e lënë Shqipërinë, po ikin, sepse ju jeni vetë krimi. Keni krijuar qeverinë me ministra që janë të lidhura me mijëra fije me krimin, me trafikun, me drogën, me prostitucioni.” – Sali Berisha, prapë.
Të gjitha këto janë refreni i një këngë që ka 25 vjet. Nuk ndryshon kënga, thjesht dhe vetëm ndryshojnë personazhet e këngës. Pastaj, pasi personazhi ndryshon, dilet në konferencë bashkë me personazhin dhe i thuhet “kjo ishte loja”. Nuk është faji im që “shqiptarët e marrin seriozisht politikën”, – Sali Berisha, prapë.
Dhe, e gjithë batërdia e akuzave, e shpifjeve, e falsifikimeve mbaron me shprehjen: “Shqiptarët e marrin shumë seriozisht politikën”. Por, në fakt, politika është lojë, njësoj si loja e medaljeve; Njësoj si loja e bunkerit; Njësoj si të gjitha lojërat e zanatçiut të madh të sherrit të pambarimtë të Shqipërisë, 25 vjet; Njësoj si loja e Sudes, ajo e piramidave financiare apo e piramidave universitare; Njësoj si loja e legalizimeve të Shabanit; Njësoj si loja e vjedhjes së energjisë dhe e borxheve të falura që nuk u falën kurrë, e kamatëvonesave të falura, që nuk u falën kurrë; Njësoj si loja e borxheve të fshehura; Njësoj si loja e lojërave të fatit. Një lojë e madhe fati me Shqipërinë e me shqiptarët 25 vjet.
E njëjta lojë vazhdon prapë, thjesht kanë ndryshuar personazhet, kënga është po ajo. E njëjta lojë vazhdon edhe me Saimir Tahirin, edhe me Ilir Beqajn, edhe me Damian Gjiknurin e me këdo tjetër që mundohet të bëjë diferencën me ide, me projekte, me punë. Emrat janë të rastit, loja është e njëjta.
Luftohet krimi, kryekrimineli është kryeministri; Luftohet droga, kryetrafikanti është ministri; Luftohet prapambetja në çdo sektor, ministri është shkaku i vetëm i prapambetjes; Luftohet korrupsioni, duhet hetim ndërkombëtar për ata që e luftojnë. Importi i partisë së punës 25 vjet në Partinë Demokratike dhe përmes Partisë Demokratike, majë më majë në pushtet dhe shteg më shteg në opozitë, 25 vjet e njëjta histori.
Konkretisht tek medalja;
Jeni shumë vonë, sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin, edhe gjithë punën e nevojshme, jo vetëm për t’i tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Sali Berishës, me vendimet e Sali Berishës, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak.
Unë kërkova ndjesë për një faj që nuk e bëmë ne. Por unë besoj se i takonte për shkak të detyrës, Kryeministrit ta kërkonte një ndjesë. Një ndjesë që duhet ta kishte kërkuar çdo vit, për 25 vite me radhë, fajtori i vërtetë, kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori i këtyre 25 viteve, falsifikatori ndër më të mëdhenjtë e historisë së Shqipërisë. Sepse, torturuesin e Patër Zefit dhe Profesor Repishtit nuk e futëm ne në listë, por Sali Berisha në vitin 1995. Jo vetëm torturuesin e Padër Zefit dhe Profesor Repishtit, por edhe Aranit Çelën edhe Nexhmije Hoxhën, të cilët kanë gëzuar pension të veçantë me dekretin, me ligjin dhe vendimet e miratuara nga dora vetë, Sali Berisha. Kjo është e vërteta dhe është një e vërtetë shumë e hidhur.
Unë nuk e di pse u desh të plakej ky njeri, që të na i zbulonte këta njerëz, të cilët nuk e kanë merituar asnjë sekondë të kenë nderime dhe përfitime nga shteti demokratik.
Pse u desh që 20 vjet minjtë e kanaleve të torturave të persekutimit komunist të kalonin nën mustaqet e shtetit demokratik dhe u desh të plakej ai që i fshehu nëpërmjet rreshtave të veteranëve, që ta merrnim vesh ne se kush janë.
Kjo është historia e zymtë e një partie që, fatkeqësisht, lindi për një arsye tjetër, u bë 25 vjeç për një arsye tjetër dhe mohoi të gjitha arsyet, për të cilat shqiptarët i dhanë jetë Partisë Demokratike.
Ne u mësuam që për krimet që bën vetë kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori akuzon të tjerët, sipas rastit. Ndryshon vetëm emri, por akuzat janë po ato. Për fajet e veta, kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori fajëson të tjerët. Ndryshojnë vetëm emrat, por akuzat janë po ato. E njëjta këngë e neveritshme, që këndohet për 25 vjet nga e njëjta gojë dhe të cilës i mban iso i njëjti kor. Fatkeqësisht, edhe për korin është e njëjta gjë, ndryshojnë personazhet, por kënga është po ajo. Vaj medet për ju!
***
Ilir Meta
Hartojeni rezolutën, vetëm ose bashkë me grupet e tjera parlamentare dhe ditën e hënë bëjmë seancë të posaçme.
Mimi Kodheli: Ju i futët në listën e veteranëve xhelatët
Jeni kujtuar vonë, kanë kaluar 25 vjet për të bërë këtë propozim, i cili vjen, si shkak i një ligji VKM-je komisionit të gnritur bazuar në këtë ligj dhe VKM, lidhur me këtë listë famëkeqe do të thoja të veteranëve të kategorisë A. Dhe ndërkohë, punën, jo vetëm për tërheqjen e atyre medaljeve të dhëna padrejtësisht, për shakk të vendimeve të mara 20 vjet më parë, por do ta vazhdojmë këtë gjë sepse nuk mund të mbetemi dhe nuk mund të kemi mbi kurriz një faj të një natyre që neve nuk na takon. Sepse nuk jemi ne gjenruesit. E kemi filluar këtë punë dhe këtë e bëjmë pa patur frikë.
Ndjesën duhet ta kishit kërkuar juve vite më parë, kur bazuar në një VKM-të vitit 1995, duke i dhënë xhelatëve status të caktuar që i bëtë të përfitonin pensione të veçanta që i përfitojnë edhe sot.
Mendohuni, kemi filluar punën dhe e kemi çuar propozimin në kryemisnitri për dnryshimin e VKM-të vitit 1994, me qëllim pastrimin e listave nga kjo kategori.
Edi Paloka: Të miratohet sot Rezoluta
Le të bashkohet me opozitën kryeministri, dhe meqenëse nuk ka seanca të tjera të mund të kryejmë këtë akt madhor, Ju kërkojm që tani të gnrihet ky grup dhe Rezoluta të miratohet sot.
Për derisa kryeministri juaj ëhstë shprehur se gjoja ëhstë gati për këtë akt, ju kërkojmë që të ngrihet ky grup dhe Rezoluta të votohet sot.
***
Opozita ka ngulmuar me forcë miratimin e menjëhershëm të Rezolutës për heqjen e dekoratave aokrduar për ata që kanë kryer krime gjatë komunizmit. Gjatë fjalës së tij, Berisha kërkoi të jetë prezent në seancë Rama, që sipas Berishës është i biri i një xhelati të komunizmit.
Së pari, këtu duhet të ishte njeriu që dekoroi xhelatët. Sepse vjen si pasardhës i xhelatëve. I Spiro Kolekës, ajës së këtij që i drejtohemi sot, që në vitin 90, do ishte i vetmi sipas plenumit të Komitetit Qndror që kërkonte ti futeshin tanket studentëve. Të vij këtu Edvin Kristaq Rama, djali i atij që ka firmosur në gusht të vitit 1988, varjen e poetit Havzi Nela në Kukës
Ligji i vitit 1994 ndalon dhënien status të kriminelëve të luftës së klasave. Lexojeni mirë nenin 6, jua lexoj unë”, tha Berisha.