• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Jam unë, pa është opozita’/ Berisha: Opozita ndodhet para de facto asgjësimit të saj

by Java News
25/10/2023 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë sot duke u shprehur se opozita do të vijojë aksionin e saj në Parlament ashtu si seancën e fundit plenare.

Ai u shpreh se do ketë çdo formë beteje kundër qeverisë, duke mos përjashtuar as protestat, edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme.

“Kjo betejë nuk kishte të bënte asgjë me zhvillimet e mëvonshme, por ato nuk ishin të paparashikuara. Edi Rama kur pa deputetët në vendosmëri absolute të qëndrojnë për të drejtat që ai shkelmon, mendoi se duke hapur një proces antidemokratik do na dekurajonte, por e vërteta është se doli e kundërta. Beteja do vazhdojë.

Kjo është një betejë kundër diktaturës së instaluar të bazuar në drogë, krim e asgjësimin e opozitës. Opozita ndodhet para de facto asgjësimit të saj nëse vazhdon kështu. Ditën e enjte deputetët të betuar se nisin betejën pa kthim shënon kthesë në qëndresën tonë për rivendosjen e pluralizmit në vend.

Çdo formë beteje do ketë. Ju garantoj. Do jetë në çdo formë proteste. Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër veç asaj që kontrollon. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë si opozitë, nuk pranojmë të jemi opozitë fiktive”, u shpreh ai.

Pjese nga fjalimi i Berishes:

“Të gjithë ju që keni pasur mundësi të lexoni dacibaon e Edi Ramës, konstatoni se ajo është e denjë absolutisht vetëm për zyrat e Sigurimit të Shtetit, të gjykatave të popullit të diktaturës, ose të zyrave të Gestapos.

Jashtë çdo lloj imagjinate, që të shkruhen qindra faqe për të përdorur reformat për të akuzuar armikun. Reformat nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra shqiptarë. Qindra-mijëra shqiptarë! Në një akt me të cilin, dëshmon fytyrën e tij të vërtetë. Por, që unë kam besim që motivon sot më shumë se kurrë çdo demokrat.

Nuk është këtu çështje e sulmit ndaj Sali Berishës, çështja themelore është se Edi Rama me dy-tre vrasës me pagesë të reformave, kërkon t’i përdorë ato kundër autorit të tyre.

Të gjitha janë vendime kolektive, të gjitha ligje parlamenti. Kërkon të nxjerrë jashtë funksionit, të delegjitimojë parlamentin si ligjvënës. Qeverinë si ligjzbatuese dhe hartuese ligjesh dhe vendime dhe të krijojë këtu sundimin e tij me 4-5 vrasës të ligjeve, të Kushtetutës, të demokracisë.

Kurrë nuk ka ekzistuar nga viti 1946 një histori e tillë. Them nga 46-a se ishte histori pluralizmi. Ata që u pushkatuan ishin burra viganë që e dinin se çfarë i priste dhe vendosën të dalin kundër. Ndaj, kjo situatë është një kushtrim për një mobilizim total të të gjithë atyre që janë të gatshëm të luftojnë një regjim të tillë.

“Tani është koha për betejë! Beteja pa kthim kërkon sakrifica nga çdo demokrat”

Të gjitha këto po ndodhin para syve tonë. Tani është koha për betejë! Tani është koha të ngrihemi!

Tani është koha që cilido që mendon dhe beson se duhet të luftojë për demokracinë në këtë vend, për dinjitetin në këtë vend, se pa demokraci nuk ka dinjitet. Kurrë!

Ne duhet të ngrihemi!

Ne nuk mund të pranojmë… ne e nisëm këtë, askush të mos e lidhë më këtë që ndodhi. Kjo që ndodhi është dëshmi e radhës e atyre faktorëve që na detyruan të shpallim betejën pa kthim.

Beteja pa kthim duhet të organizohet. Beteja pa kthim kërkon sakrifica nga çdo demokrat.

Unë jam i bindur se problemet me të cilat përballen demokratët, janë shumë të dhimbshme, janë shumë të thella, janë shumë të mëdha. Por zgjidhje tjetër nuk ka përveç mobilizimit, përveç ngritjes në këmbë, përveç betejës! Përndryshe, sa më shumë të zvarritet, aq më e thellë bëhet kriza. Aq më dëshpëruese bëhet situata.

Ndaj dhe mesazhi im është ky sot: mesazhi im është të bëjmë gjithçka, të shpërndahemi në mbarë vendin në një dialog, në një emergjencë. Thashë edhe njëherë ky është kapitulli i fundit dhe këta nuk kanë fund fare se ky nuk ndalet në betejën e asgjësimit të opozitës.

Por edhe opozita nuk do ndalet kurrë në rezistencën e saj me të gjitha format për të mbrojtur demokracinë dhe interesin kombëtar.

Nuk ndodh kurrë në botë që të përdoret një samit kundër gjysmës tjetër të kombit. Që të përdoret një vizitë shtetërore  për të kërkuar anulimin e vizave për gjysmën tjetër të kombit.

Nuk ka kurrë tradhtar të tillë që i lejojnë vetes qëndrime të tilla si Edi Rama. Ne nuk mund të rrimë më duarkryq. Kjo situatë kërkon përgjigje, besoj se biem dakord. Ndaj të shpërndahemi në një takim me bazën tonë, me këtë thirrje: Ne duhet të fillojmë betejën, parlamentarët e kanë filluar betejën. Ata do qëndrojnë në parlament, nuk e braktisin parlamentin, por do qëndrojnë aty gjer në rikthimin e të drejtave të plota të tyre. Kurse PD do qëndrojë gjersa shqiptarët të votojnë të lirë.”

Është një kushtrim për një mobilizim të plotë dhe total të të gjithë atyre që besojnë se demokracia në Shqipëri duhet të ndërtohet me ideale dhe jo me botën e korrupsionit dhe krimit.

Është një kushtrim për të gjithë ata që duan t’i dalin zot vullnetit të tyre, që të mos përdoren si kavie në ditën e votimit, siç jemi përdorur 46 vite nga diktatura.

Është një kushtrim për çdo shqiptar, duhet të kujtohet të zgjedhë mes Shqipërisë apo apatisë? Të zgjedhë mes kombit dhe flamurit, apo nënshtrimit dhe poshtërimit?

Çfarë synohet me këtë? Një komb pa opozitë është një komb pa shpirt. Një komb që nuk e meriton të quhet komb.

Lidhur me këtë, kujtoni vetëm qëndrimin e tij ndaj Kosovës. Po i shkopisim nga konteksti i demokracisë shqiptare. Ka 8 vite me egërsinë më të madhe përdor pushtetin e shqiptarëve kundër shqiptarëve.

Ne nuk jemi apatridë, jemi burra dhe gra që e duam këtë vend. Sa janë ata që e duan? Unë them se janë shumë. Ne nuk mund të pajtohemi më me këtë situatë.

Nuk mund të pajtohemi me një Vuçiç të dytë në Tiranë. Nuk mund të pajtohemi me një Pashiq të dytë në Tiranë.

Ne jemi parti e interesit kombëtar. Përndryshe më mirë të mos jemi. Në momentin që nuk do jemi dalëzotës të interesit të kombit, më mirë të mos ekzistojmë.

Kjo është historia, ditën e themelimit të saj, shkruhet se PD do jetë parti e interesit kombëtar. Sepse Partia e Punës kishte qenë për 46 vite, parti kundër interesit kombëtar.

Kishte shkelmuar me akte, me traktate, me marrëveshja, me çdo gjë interesat, gjer në sovranitetin e Shqipërisë, që donte të në bashkonte me Jugosllavinë.

Kurse sot jetojmë në një kohë kur vendi fqinj vëlla, apo motër të themi se janë 90 e ca përqind shqiptarë, sulmohet nga Tirana zyrtare me egërsinë më të madhe.

Nuk mund ta pranojmë kurrë këtë. Ne bëmë një protestë dhe bëmë shumë mirë, kundër projektit të Vuçiç dhe Lavrov të Ballkanit të Hapur. E mbushëm sheshin. Ai projekt, falë BE u gropos.”

/f.s

/f.s

Next Post
Erdogan akuzon fort Izraelin dhe publikon ndryshimin e hartës me Palestinën

Erdogan akuzon fort Izraelin dhe publikon ndryshimin e hartës me Palestinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Robert Ndrenikën e kemi pasur deputet në PD”, Shehi: Nuk dua ta gjykoj, ishte zgjedhje personale

“Robert Ndrenikën e kemi pasur deputet në PD”, Shehi: Nuk dua ta gjykoj, ishte zgjedhje personale

May 12, 2026
“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

Italia nuk heq dorë nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, po përgatit planin e ri

May 12, 2026
Mblidhet sot kabineti, Starmer nën presion për dorëheqje, përballet me ministrat

Mblidhet sot kabineti, Starmer nën presion për dorëheqje, përballet me ministrat

May 12, 2026
“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In