Në shënjestrën e akzuave të ish-kryeministrit Sali Berisha këtë radhë ka rënë Kryqi i Kuq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha shprehet se Kryqin e Kuq e ka blerë LSI.
Kjo pasi në një foto të publikuar prej tij pretendon se një punonjëse e Kryqit të Kuq në Berat ka marrë pjesë në fushatën elektorale të LSI pasi është njëkohësisht edhe pranë kushëririt të Ilir Metës.
“Ia arritem dites qe nje parti shqiptare (LSI) te bleje Kryqin e Kuq! LSI per bamiresi ka blere edhe Kryqin e Kuq ne Berat. Mediat sociale informojne se zonja T.T. e Kryqit te Kuq ne Berat ben fushate ne podium me kusheririn e Ilir Metes qe kandidon ne Berat.” shkruan Berisha










