• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Berisha kërkon ‘non grata’ për Sorosin, por ish-ministrat e tij të lidhur me fondacionin

by A R
18/03/2017 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të luftës politike kundër George Soros, ishkryeministri Sali Berisha, dy ditë më parë, nga çadra e protestës me turne të opozitës, kërkoi publikisht që njerëzit e filantropistit me famë botërore të shpalleshin ‘non grata’ kudo. Më shumë se sa një mesazh për kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, kërkesa e Sali Berishës tingëllon si një mesazh në adresë të Lulzim Bashës dhe si një kërcënim i hapur për mbi 15 figura të Partisë Demokratike, të cilët kanë lidhje të shumëfishta ose kanë qenë pjesë e strukturave të George Soros në Tiranë., raporton Shqiptarja.com

Nëse Berisha e ka të pamundur për të shpallur ‘non grata’ përfaqësuesit e grupeve të tjera politike të lidhur me Sorosin, ai ka mundësinë dhe ndikimin për ta nisur këtë proces me disa figura të Partisë Demokratike, të njohur si njerëz të Sorosit. Ata sot përbëjnë lidershipin e Partisë Demokratike, pjesë e rrethit të besuar të Lulzim Bashës dhe sigurisht të piketuar si kandidatë për deputetë. Po kush janë eksponentët e PD të njohur për lidhjet me Fondacionin SOROS? Lista nis me deputetin Genc Pollo, i njohur si bashkëpunëtor i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros. Madje, Pollo ka bashkëpunuar me SOROS­in për projektin “Integrimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në edukim në Shqipëri”.

Po ashtu, Sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo, një ndër më të besuarit e Lulzim Bashës, njihet për lidhjet me SOROS­in. Bozdo ka bashkëpunuar me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, për projekte të ndryshme, të financuara nga SOROS. Ervin Salianji, sekretar për Aksionin Qytetar në PD, dikur pjesë e Mjaft, njihet si produkt i SOROS­it në partinë më të madhe në opozitë. Edhe kreu i Departamentit për Planifikimin dhe Zhvillimi Urban në PD, Besnik Alia, është një bashkëpunëtor i SOROS­it në shumë projekte mbi qeverisjen vendore. Ndërkaq, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, ka qenë menaxhere dhe konsulente e projekteve SOROS­it për arsimin. Ish­ministri i Bujqësisë, sot deputet i Partisë Demokratike, Genc Ruli, bën pjesë tek rrethi i njerëzve që kanë bashkëpunuar me SOROS­in. Madje Ruli ka bashkëpunuar me SOROS­in për botimin “Kriza e kapitalizmit global: Shoqëria e hapur e rrezikuar”. Deputetja Jorida Tabaku, pjesë e rrethit të të besuarave të Bashës, ka marrë bursë studimi nga SOROS. Ndërsa Sherefedin Shehu, ka qenë konsulent financiar i SOROS.

Po ashtu, deputetja Majlinda Bregu rezulton bashkëpunëtore e SOROS­t për një sërë publikimesh dhe projektesh për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deputeti Edmond Spaho dhe ish­deputeti Bardh Kadilli, njihen gjithashtu për lidhjet me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë­Soros. Edhe kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku njihet si investim i SOROS­it. Gjithashtu, produkte të SOROS­it janë edhe disa përfaqësues të botës mediatike, të afruar pranë Partisë Demokratike. Të lartpërmendurit, sigurisht që janë vetëm një pjesë të njerëzve lidhur me SOROS­in në Partinë Demokratike, por që ditët e fundit, pas fushatës anti­Soros të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, kanë nisur t’i kamuflojnë lidhjet e interesave me strukturën e George Soros në Tiranë. Disa ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë sinjalin e parë të distancimit nga George Soros dhe njerëzit e tij. Për herë të parë në karrierën e tij politike, Basha ka thyer heshtjen, duke sulmuar filantropistit me famë botërore, George Soros, një ndër njerëzit më me ndikim në politikën botërore dhe sigurisht edhe në politikën e Tiranës. “Liderë shqiptarë nga Shqipëria kanë ngritur pretendime të ngjashme lidhur me organizata të mbështetura nga diplomatë amerikanë apo nga Fondacioni Soros, të cilët influencojnë politikisht shtetet ku investojnë. Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe ekspertët e tij, të financuar nga USAID, kanë krijuar Dokumentin Strategjik kontrovers për Reformën në Drejtësi të shtetit shqiptar.

Disa lider besojnë se këto “reforma” synojnë t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë. Efektet destabilizuese të lëvizjeve të tilla në një shtet anëtar të NATO­s, janë të qarta ashtu si edhe rreziku për një përshkallëzim të mëtejshëm, në një kohë kur Shqipëria pret zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Basha.

Njerëzit e PD të lidhur me Sorosin sipas Shqiptarja.com

Genc Pollo

Genc Ruli

Enno Bozdo

Majlinda Bregu

Bardh Kadilli

Ervin Salianji

Besnik Alia

Gjergj Lezhja

Gerti Bogdani

Jorida Tabaku

Grida Duma

Sherefedin Shehu

Kreshnik Çollaku

Alfred Lela

Edi Lesi

Next Post
Këshilltari i kryeministrit: Ja pse Kosova është kundër tregut unik në Ballkan

Këshilltari i kryeministrit: Ja pse Kosova është kundër tregut unik në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In