Në konferencën për mediat, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha është shprehur se do të marrë fund politika zero probleme me fqinjët që sipas Berishës e adaptojnë ashtu siç e quan ai “Rama i Vuçiçit dhe tani i Dodikut”.
Berisha shton se PD do të paraqesë politikën e saj të jashtme me fakte dhe dokumente.
Sali Berisha: Genocidin serb e mohoi dje Taulant Balla dhe Edi Rama duke dëshmuar me qëndrimin që mbajtën mbrapa, më të këqinj se kriminelët se pasi kryen krimin, u përpoqën ta fshehin, të fshihen. PD do paraqitur para jush me fakte, qëndrime dhe veprime për politikën e saj të jashtme. Merr fund politika e jashtme e bazuar në zero probleme me fqinjët e Edi Ramës, kjo merr fund. Politikën me zero probleme me fqinjët e adaptojnë diktatorët të cilët kërkojnë me çdo kusht të qëndrojnë pavarësisht se çfarë ndodh të mos prishin qetësinë e tyre. Politikën me zero probleme me fqinjët e adaptojnë argatët siç është Rama i Vuçiçit dhe tani i Dodikut dhe askush tjetër. Zero probleme me fqinjtë nuk do të thotë sherre me fqinjët, Jo. Do të thotë njohja e problemeve që ekzistojnë dhe zgjidhe serioze e tyre dhe këtu qëndrojmë ne.
/a.r