• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kërcënon Bashën: Do t’i komunikojmë shkarkimin, të mos guxojë të na kundërshtojë

by A R
21/12/2021 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga selia blu, ku u fut me dhunë, Sali Berisha ka njoftuar mbi vendimet e Komisionit për rithemelimin e PD, ku tha se një prej tyre është edhe njoftimi me shkrim i Bashës për shkarkimin.

Ai paralajmëroi kryedemokratin që të mos ‘imagjinojë’ t’i kundërvihet këtij vendimi.

“Sot Komisioni i Përkohshëm i PD, pas diskutimeve ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit të rithemelimit të PD. Deri më 22 mars, të gjitha strukturat e kësaj partie duhet të shndërrohen në struktura të anëtarëve të PD në të cilat ata do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre.

Duke vazhduar me këtë proces, demokratët janë të vetëdijshëm se janë në një revolucion të pandalshëm, të një rëndësie jetike dhe ata mbeten të gatshëm për të përmbushur çdo mision që do kërkohet në avancimin e kauzës sonë. Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit, siç ishte referendumi i datës 18 dhe ky akt siç e dini ishte shkarkimi, ratifikimi i shkarkimit.

Si një akt protokollar dhe jo detyrim sepse detyrimi është shpallur para të gjithë shqiptarëve, deputetit Basha do i dërgohet një shkresë ku do njoftohet për këtë vendim. Për të gjithë anëtarët e PD që votuan më 18 dhjetor, Komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësi e PD është më këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj, vendimi i marrë do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi.

Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë e mendojnë për një çast t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
Protesta e djeshme / Berisha: Janë arrestuar njerëz të pafajshëm, policia ka keqtrajtuar adoleshentët

Protesta e djeshme / Berisha: Janë arrestuar njerëz të pafajshëm, policia ka keqtrajtuar adoleshentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In