• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kalon nga akuzat te shantazhi, do i përgjigjet Basha me të vërtetën e 21 Janarit?! Ja si u përdor si korrier për të ‘thyer’ Ina Ramën

by Java News
07/10/2021 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kontrollin e Partisë Demokratike, pas ndarjes përfundimtare në fillim të shtatorit, po merr një tjetër rrjedhë. Pas akuzave për tradhti, pabesi, shitje të sovranitetit të partisë tek amerikanët, për 5 humbje dhe bashkëpunim me Soros prapa krahëve, Sali Berisha ka nisur të kërcënojë Lulzim Bashën me histori shantazhi dhe përgjimesh. Gjatë ditëve të fundit, Berisha ka nisur të artikulojë në publik pretendimet e tij se ka të regjistruara komunikimet me Lulzim Bashën, duke nënkuptuar se kanë përmbajtje komprometuese për kreun aktual të Partisë Demokratike.

“Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra… Por s’e kam sulmuar kurrë publikisht. Ky është gabimi im”, tha Sali Berisha disa ditë më parë në Shkodër, duke i dhënë një mesazh të qartë Bashës se e ka përgjuar në zyrën e tij, kur Basha shkonte për t’u këshilluar. Edhe pse Sali Berisha tha se kishte regjistruar ato që ai i kishte thënë Lulzim Bashës në zyrë, publikimi i këtyre detajeve është një kërcënim i hapur për Lulzim Bashës, i cili është përgjuar sistematikisht në zyrën nga ‘babai i tij politik’.

Po a do të avancojë Sali Berisha deri në atë shkallë saqë të publikojë përgjime komprometuese për Lulzim Bashën dhe a mund të t’i përgjigjet Basha me zbulimin e të vërtetave përvëluese dhe ndoshta edhe me pasoja penale për Sali Berishën?

Ka një moment kyç kur Sali Berisha ka përdorur Lulzim Basha si korrier në përpjekjet e tij për të ndërhyrë dhe shantazhuar drejtësinë, për të mos hetuar përgjegjësit për vrasjet e 21 Janarit, për të devijuar hetimet sipas udhëzimeve të Berishës nëpër konferenca shtypi. Berisha ka dërguar Lulzim Bashën për të ndërhyrë tek kryeprokurorja Ina Rama, në emër të tij, që të tërhiqte urdhrat për arrestimin e kupolës së Gardës, e cila mund të zbërthehej në prokurori dhe të zbardhte panoramën e krimit.

Jo rastësisht, shantazhi ndaj drejtësisë, është një nga tre bazat e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpallje e Sali Berishës dhe familjes së tij non grata.

Lulzim Basha, i cili ishte ministër i Brendshëm kur u realizua masakra e 21 Janarit 2011 në bulevard, nuk ka folur kurrë për rolin e Sali Berishës, para, gjatë dhe sidomos për veprimet pas vrasjeve, për të mbuluar gjurmët e krimit. Ndoshta e vërteta që di Lulzim Basha për rolin e Sali Berishës në 21 Janar 2011 është edhe arma e tij më e fortë, tek e cila bazohet edhe guximi i tij, kur tha se nuk do të lejonte mbledhjen e asnjë forumi anti-amerikan në PD. Nga ana tjetër, frika se Lulzim Basha mund të flasë mund të jetë edhe arsyeja se pse Sali Berisha po tregohet i kujdesshëm me shantazhin e tij ndaj Bashës.

Po si doli në pah roli i Bashës si korrier i Berishës për të gjunjëzuar drejtësinë që të mos vepronte në 21 Janar 2011?

Për këtë çështje ka një dëshmi të ish presidentit Bamir Topi, dëshmi e cila çuditërisht ende deri më sot nuk është administruar nga prokuroria. Në librin e tij të botuar 2019, me të titulluar “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), Bamir Topi rrëfen se mëngjesin e 23 janarit 2021, Sali Berisha i kishte dërguar Lulzim Bashën në shtëpi, duke i kërkuar që të ndërhynte tek Ina Rama si kryeprokurore që të tërhiqte urdhrat për arrestimin e zinxhirit komandues së gardës.

Pjesë nga dëshmia e Bamir Topit

“Të nesërmen, më datë 23 janar, ditë e diel, herët në mëngjes mora një telefonatë nga Lulzim Basha, ministër i Brendshëm dhe pas përshëndetjes së rastit kërkoi të më takojë. Rreth orës nëntë të atij mëngjesi e prita Lulin në zyrë të improvizuar në banesën time. Ishte i shqetësuar, nuk e fshinte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve.

–Mirëmëngjesi i, mirë se erdha! –hapa bisedën.

–Mirëmëngjesi! Ndoshta herët se është dhe e diel! –më tha.

–Jo, i thash. Jam pothuajse pa gjumë gjithë natën duke ndjekur ç’po ndodh. Meqenëse jemi këtu, ç’po ndodh në këndvështrimin tënd në marrëdhëniet me prokurorinë? – vazhdova bisedën. Pas një hezitimi të shkurtër më thotë: ‘Në fakt për këtë çështje erdha të bisedoj! Ne jemi të shqetësuar për urdhërndalimet e zinxhirit komandues të Gardës”! Ai jo vetëm kishte ardhur me urdhrin e Saliut, por po përsëriste besnikërisht të njëjtat fjalë që shefi i tij i kishte thënë publikisht një ditë më parë.

-Erdha të them edhe në emër të kryeministrit të ndërhyni të Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë! – tha Luli duke mbyllur kërkesën e tij.

Kjo ishte sipas meje çasti që do të kuptohej nëse presidenti merrte pozicion në favor të qeverisë apo të kryetarit të shtetit, ku shërbimi i tij duhet të jetë kushtetues dhe jo arbitrar. Tashmë gjithçka ishte e qartë dhe vendosmëria për të mbështetur prokurorinë ishte e palëkundur.

-Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demostruesit, policët, gardistët e kushdo qoftë pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. I kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe garda apo policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin.

Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim me njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme.
–Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikon se do të shkojë jo mirë”./shqiptarja.com

Next Post
Akuzohet si bashkëpunëtor në 3518 vrasje/ 100-vjeçari, ish-roje i kampit del para në gjykatë në Gjermani

Akuzohet si bashkëpunëtor në 3518 vrasje/ 100-vjeçari, ish-roje i kampit del para në gjykatë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

May 4, 2026
Kërkoi t’i hiqej gjoba prej 100 mijë lekësh/ KAS rrëzon kërkesën e kryebashkiakes së Durrësit

“Ditë zie për Durrësin”, Sako: Si nënë ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët. Duhet reflektim i thellë

May 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut

May 4, 2026
Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

“Project Freedom”, nis sot operacioni i SHBA për të nxjerrë anijet e bllokuara nga Hormuzi

May 4, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin

May 4, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji akuza Berishës: Është i lidhur me grupe kriminale! Shet edhe shpirtin për lekë, leje ndërtimi e koncesione

May 4, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In