• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kallëzoi gjyqtaren, Gjikondi: Kur s’i bindesh të bën kundërshtar. I mësuar të bëjë krime nën petkun e politikës

by Java News
24/10/2023 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ish-kryeministri Sali Berisha po e përdor Partinë Demokratike për deklarata familjare”, kështu u shpreh në juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Newsline” në ABC.

Gjikondi nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Berisha, për të cilin tha se vazhdon me mendësinë e sulmit dhe është mësuar që të bëjë krime.

“Ai do patjetër të ketë imunitet politik. Kemi korrupsion, Gërdecin, 21 janarin, klubin Partizani që afektojnë të dy fëmijët e tij, do ti duhet të ketë një koperturë politike që të mashtrojë shqiptarët. Berishës iu bashkuan para dy vitesh sepse i gënjeu mendja se do të kishte imunitet absolut. Edhe sot ai vazhdon me mendësinë e sulmit”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, juristja tha se kallëzimi në SPAK i gjyqtares Irena Gjoka, vjen pasi në momentin kur nuk i bindesh, ai të bën kundërshtar.

“Ka kallëzuar sot një gjyqtare, pasi kur atij nuk i bindesh apo i zbulon të palarat ai do të të nxjerrë kundërshtar. Nën petkun e politikës është mësuar të bëjë krime kundër njerëzimit dhe nuk janë të pakta, po ashtu as edhe korrupsioni. Berisha nuk është destabilizues vetëm për Shqipërinë, por mendoj që tentakulat e Berishës në Kosovë apo Ballkan, nuk do të çuditesha që ndërkombëtarët një personazh destabilizues ta evitojnë për të mos hapur një vatër të re.

Kemi raste flagrante të abuzimit të pushtetit politik në favor të interesit personal. Disa persona pranë Berishës i shohim të heshtur, por ka edhe njerëz kamikaz që janë vetëm për interes sepse e dinë nëse mbytet Berisha, mbyten dhe ata. Sa i përket Bashës, ai nuk është mbajtur për kurajë politike, ai ka firmosur për kalimin e klubit Partizani. Dihet që mes Bashës-Bardhit-Berishës ka gjithmonë shantazhe të koduara. Tani shohim një familje Berisha shumë të acaruar, por është i patolerueshëm fakti që SPAK lejoj kërcënimet që i bëhen haptazi. Nëse SPAK ka vendosur të vendosë një frymë të re, duhet të fillojë të procedojë për persona që bëjnë shantazh.

Berisha do të acarojë situatën, të ketë sa më shumë njerëz, popull opozitar në krah të tij për çështjen e tij. Politika shqiptare acarohet shumë kur i prek pasurinë. Kur i prek pasurinë këtyre i ke prekur palcën e kurrizit, pasi me anë të asaj pasurie arrijnë të blejnë pushtetin. Kjo shtyrje seance, kallëzimi për gjyqtaren, janë truke për ta zbehur situatën dhe për të ambientuar shqiptarët me të ligën. Po fshihen pas arsye se gjoja nuk mund ti jepen këto masa sepse është deputet i parlamentit shqiptar. Kjo nuk është e vërtet. Unë jam që të gjithë klasës politike shqiptare t’i hiqet imuniteti. Klasa politike që është gangrena e këtij vendi dhe të ketë frikë nga drejtësia, duhet t’i hiqet imuniteti. Të jetë në funksion të drejtësisë dhe jo të fshihet pas imunitetit”, tha ndër të tjera ajo./m.j

Next Post
Sulmi në veri të Kosovës, BE paralajmëron masa ndëshkuese për Serbinë

Vuçiç-Kurti të enjten në Bruksel/ BE: Kemi bërë një propozim modern evropian për Asociacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Shqipëria nuk është vend për të gjithë…

August 12, 2026
Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

August 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS

August 12, 2026
Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

August 12, 2026
Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

August 12, 2026
Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com