• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha ka përfshirë në koalicion subjekte që i cilësonte armiq”, Daci: Ja strategjia e Bardhit

by B K
21/03/2025 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Analisti Alban Daci e cilësoi koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” si një koalicion të pamoralshëm.

Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri”, analisti u shpreh se Berisha ka bërë koalicion me ata subjekte që dikur i ka quajtur armiq, dhe një gjë e tillë e bën më të dobët.

“Asgjë konservatore nuk ka PD e qeverisur nga Berisha edhe pse jam e idesë se nuk duhet të jetë konservatore. Kjo e bën të pamoralshëm këtë lloj koalicioni për shkak të përbërjes së tij, subjekteve që ka dhe për shkak të vetë idesë që në 2008 me ndryshimet kushtetuese, Berisha dhe Rama e kishin orientuar sistemin politik drejt një modeli bipolar, dhe tashmë Berisha tradhton vizionet dhe vendimet e tij politike duke krijuar një koalicion me numër subjektesh si në shumicën e rasteve kanë qenë armiq të PD.

Nuk e kuptoj se kush është morali që të bësh koalicion me ata që u quajtën grupi parlamentar i korporatës që dogjën strategjinë politike të PD për djegien e mandateve. Ti tani i merr brenda, të cilët kanë votuar në favor të maxhorancës, dhe tashmë i fut brenda koalicionit për të mundur Ramën.

Pra, mungesa e moralit, e identitetit politik dhe e vizionit të qartë të PD, koalicion i bërë në mënyrë të pamoralshme, që nuk ka sens për demokratët, e bën këtë forcë politike që të jetë në një pozicion të pafavorshëm në zgjedhjet e 2025, sepse në nivel politik dhe mediatik mund ta interpretosh politikën si të duash, por ajo që është e rëndësishme në zgjedhje është se si do ta interpretojnë qytetarët aksionin tënd, përbërjen dhe ofertën tënde politike”, u shpreh Daci.

Analisti shton se ky koalicion tregon lidershipin e dobët të Berishës. Sipas tij, Rama ka arritur që ta kthejë PS në një forcë të fortë, që ka qeverisur e vetme në këto vite, dhe synon që të bëjë një gjë të tillë edhe gjatë mandatit të katërt.

“Nëse ke mbledhur disa persona, duhet të shohin a të dëmtojnë apo të sjellin vota. Perceptimi i qytetarëve  me këtë lloj koalicioni nuk mendoj se e ka forcuar PD, por e ka dobësuar përballë Ramës, i cili mund të ketë 1 milion difekte dhe kritika me vend por Edi Rama ka bërë një gjë që s’e ka bërë askush te PD duke krijuar një PS super të fortë, e cila ka qeverisur nga 2013 dhe pretendon të qeverisë e vetme. Kjo rrit forcën politike të subjekti të tij dhe meritat në qeverisje.

Rama ka arritur që të mos ketë nevojë asnjë nga këta për të qeverisur vendin. PD e ka humbur këtë mundësi në 34 vitet e fundit dhe pse zgjedhjet nuk i ka parë si një investim afatgjatë apo identitet politik, përfaqësim dinjitoz të asaj që e konsideron si filozofi të së djathtës por e ka parë si pragmatizëm për marrje dhe mbajtje pushteti. Ky ka qenë qëllimi i PD në 34 vite dhe ka bërë që të lërë në harresë vetë subjektin e saj”, shtoi Daci.

Një koment bëri edhe për Gazment Bardhin, për të cilin tha se synon që të fajësojë Berishën për humbjen në zgjedhje dhe më pas t’i marrë edhe subjektin politik.

“Sot ka dy grupime që dikur ishin kundërshtar me 8 Janar, tashmë janë bashkë me idenë që të konfirmojnë mandatin e tyre dhe me iluzion që të marrin pushtetin. Unë mendoj se personi që ka të gjitha mundësitë dhe po bën strategjitë për të dalë i ftuar politikisht brenda këtij grupimi është zoti Gaz Bardhi.

Mendoj se strategjia e tij të vazhdojë në këtë grupim me idenë se Berisha do të humbë zgjedhjet dhe pastaj do t’i kthehen në mënyrë frontale për t’i marrë subjektin dhe për ta fajësuar për humbjen e zgjedhjeve”, përfundoi Daci.

Next Post
“Arsye humanitare bindëse”/ Thaçi u lejua të shkonte te varri i babait, reagon Gjykata Speciale

“Arsye humanitare bindëse”/ Thaçi u lejua të shkonte te varri i babait, reagon Gjykata Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

October 24, 2026
Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

October 24, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

October 24, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

October 24, 2026
Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

October 24, 2026
“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

October 24, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

October 24, 2026
Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

October 24, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In