• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha ka ofenduar rëndë ambasadoren, ka shpërndarë konspiracion”/ Bejko: Basha ka mbështetjen e partnerëve, e shohin si kryeministrin e ardhshëm

by Java News
16/12/2021 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, ishte anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko.

Ai komentoi zhvillimet e fundit në PD si dhe atë se çfarë pritet të ndodhë më datë 18 dhjetor, ku do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar, i thërritur me vendim kryesie. Sipas Bejkos, ky është Kuvendi legjitim i PD. Ai e cilësoi lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si një lëvizje për interesa personale dhe që cënon rëndë marrëdhëniet me SHBA-në.

Ndërsa për kreun aktual të PD, Lulzim Basha, ai tha se shihet nga amerikanët si personi që do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

18 dhjetori është i Bashës apo i Berishës?

Bejko: Është një datë zyrtare ku është shpallur Kuvendi nga kryesia, një strukturë legjitime e PD bërë publike para një muaji. Foltorja është e paqartë, sepse nga pala zyrtare e PD kontestohet. Nuk është kryer sipas procedurave që ka PD. Ajo që duhej nga 11 dhjetori zoti Berisha e mori, ishte aspekti vizual, që të kishte sa më shumë njerëz në stadium e t’i japë mesazh SHBA-ve që nuk del nga politika kollaj. Ai donte të tregonte që është në prag të rimarrjes së PD.

Kemi një vendimmarrje nga delegatët që kanë votuar pro shkarkimit të zotit Basha. A do të sigurojë zoti Basha dhe kryesia anëtarësinë e duhur për të qenë legjitime edhe ky Kuvend i radhës?

Bejko: Nuk kishte transparencë në Kuvendin e parë. Unë i jam shmangur këtij debati, e jam kapur te ajo që pse zoti Berisha ndërmori këtë aksion. Qëllimi është që të imponojë SHBA-në dhe të thotë që nuk më largon kollaj. Demokracia shqiptare në vetvete është një demokraci hibride, ende nuk është futur në familjen e shoqërive demokratike. Fakti është që partitë janë të kryetarëve. Sot Basha kërkon t’i largohet berishizmit, të shmanget nga ajo. Ai thotë që do të distancohet nga e kaluara. Pse? Sepse e kaluara e mbylli ciklin e vet politik. Nuk justifikoj zotin Basha. Për ne, zoti Basha ishte e ardhmja. Ata që ishin ekipi i tij i ngushtë që kanë dalë me krahë të Berishës e kanë prezantuar Bashën si kryeministër normal, evropian.

Nuk kanë dalë ende bashkëpunëtorët e Bashës, që t’i kërkojnë shqiptarëve ndjesë e të thonim kemi gënjyer. PD është drejtuar nga dy bashkëkryetar, sepse të dy e kanë bashkëdrejtuar PD. Që pas datës 9 e këndej zoti Basha ka marrë frenat vetë dhe qytetarët shqiptarë tani do të shohin si do të jetë qasja e tij vetëm. Qytetarët janë duke pritur projektin politik të zotit Basha që do e bëjë prezent ditën e shtunë. Zoti Basha nuk do i drejtohet vetëm militantëve, por të gjithë shqiptarëve, edhe ndërkombëtarëve, edhe shqiptarëve në diasporë. Zoti Basha që pas datës 9 është kryetar më vete. Zoti Berisha është në kundër sens. Në fjalën time në Këshillin Kombëtar thash që ne duhet të bëjmë një pyetje se përse këto demokratë kanë shkuar në foltoret e zotit Berisha dhe në kryefoltoren e datës 11.

Ne duhet të vazhdojmë rrugën e PD për të ardhmen. Demokratët janë të mërzitur për humbjen. Një pjesë e mirë e tyre janë sepse nuk e kanë dashur zotin Basha. Berisha i bëri thirrje SHBA që të heqë vendimin non grata të tij. Në rast se gjykata ia njeh zotit Berisha të ligjshëm kryefoltoren që ka bërë, automatikisht njihet si i ligjshëm dhe referendumi e më pas PD futet në një spirale tjetër. Nëse do e marri PD-në Berisha do të ndërpritet marrëdhënia diplomatike me SHBA-në. Në raport me zotin Berisha zoti Basha nuk ka pengesë përpara. E vetmja pengesë që mund të ketë do të jetë vetvetja. Zoti Basha sfidën e ka që të rrisë PD e ta bashkojë atë. Cila do të jetë taktika, oferta që do të bëjë do të duhet të shohim. Zoti Basha duhet të bëjë për vete elektoratin gri për të marrë pushtetin. Zoti Basha ka avantazh aleatin ndërkombëtar që kanë deklaruar hapur mbështetjen për këtë. E shohin atë si kryeministër të ardhshëm të shqiptarëve.

Më tej Bejko tha:

“Partia Demokratike ka disa sfida. Janë reformat e mëdha që presin. Ne nuk mund të presim që pasionet personale të individëve që e shohin partinë si pronë të vetën ky është problemi i tyre, jo i shqiptarëve. Zoti Berisha dhe ato që kanë qenë ish-ministra, zoti Berisha është vetë problemi, e jo zgjidhja. Ky është problemi i pa falshëm i tyre, atyre që mbështesin Berishën. Basha tha se 99% e demokratëve janë që PD të izolohet apo të shkojë drejt pushtetit? Basha është me këtë të dytën. Berisha është sjellë keq me ambasadoren, ka krijuar një teori konspiracioni. Kjo e ka helmuar mendjen e demokratëve me fjalorin e tij. Pse zoti Basha flet sot ndaj zotit Berisha? Nuk i është përgjigjur shpejt se në karakterin e zotit Basha është ai njeriu i moralshëm, që nuk e thotë fjalën e fundit”, tha Bejko./m.j

Next Post
Patozi: Berisha e Basha do të largohen nga PD njëri pas tjetrit, kjo është zgjidhja

Patozi: Basha ndan lekët me krimin e organizuar. Mund të akuzojnë njëri tjetrin dhe për vrasjen e Avni Rustemit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In