• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha iu drejtohet militantëve: Tani që u mora i pandehur, hajdeni të rrëzojmë Ramën

by A R
11/09/2024 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas marrjes të pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje protestuesve që kishin dalë në mbështetje të tij për të vijuar betejën deri në fitore. Në fjalën e tij para qindra mbështetësve ai tha se ata janë vlera morale, e drejta dhe shpresa e kombit shqiptar.

“Ju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë. Qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se sot ata janë të vetmit vendimmarrës kushtetues dhe legjitim të këtij vendi. Ata janë vlera morale e kombit shqiptar. Ata janë e drejta dhe shpresa e një kombi”.

Siç shkruan A2, ai e cilësoi Strukturën e Posaçme Antikorrupsion si muze të krimit, duke përsëritur atë që deklaroi edhe më herët para mediave.

“Miqtë e mi, çfarë gjeta unë këtu. Këtu gjeta Edi Ramën, gjeta Linda Ramën. Gjeta Olsi Ramën si kryesues të dosjes së Xibrakës, por edhe udhëheqësi Amant Josifin. Gjeta Kanioni e Gjipesë, të grabitur nga Rama. Gjeta Taulant Ballën tek shpërblehej nga Sokol Çela me 1 mln euro për dy vrasësit në Shkodër që i vunë dinamitin Lulzim Kullës. Gjeta edhe ata që ishin planifikuar politikanët afër Ramës për të hapur hapësirën për ta. Nuk janë politikanë por superbanditë. Gjeta Lubi Ballukun e cila kishte dosjet palë. Gjeta të shpërfytyruar Erjon Veliajn i cili si mi, kujdesej se mos e kapte 5 D. Po Gonxhja? Po nuk ka hajdut më të shpërfytyruar se Gonxhja. ishte me nja 30 dosje aty. Gjeta Elisën e Skënderbuçit me 5 mln euro. Kush nuk ishte aty. Ishte një muze kriminelësh, vrasësish, qeveritarësh peng, gjykatësish e prokurorësh politikanësh, gjyqtarësh”, citon A2 Berishën.

Për kreun demokrat, kjo duhet të jetë forca për fitore dhe për të rrëzuar Ramën.

“Këto janë forca jonë për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë më të fuqishme se kurrë në ekzistencën tonë. Dy botë përballen në Shqipëri; bota e krimit e drogës e vjedhjes së shqiptarëve dhe bota e shqiptarëve të ndershëm e guximtarë që janë në mision për të shpëtuar vendin e tyre. Të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë”.

/a.r

Next Post
Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave t’u lëmë trashëgimi vlerat dhe jo sulmet e pakicave

Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave t'u lëmë trashëgimi vlerat dhe jo sulmet e pakicave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

September 27, 2026
Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com