Mesa duket deklaratat e deputetit socialist Taulant Blla, se tashmë kanë dalë dokumentatë reja që e implikojnë Sali Berishën në tragjedinë e Gërdecit, e kanë irrituar ish kryeministrin.
Fakt për këtë u bë momenti kur në përfundim të parlamentit, Berisha doli për të folur jashtë sallës, e teksa një gazetare e pyeti në lidhje me akuzat e socialistit, Berisha ja preu shumë shkurt:
“Mos ma përmend më, të lutem mos ma përmend atë emër” i tha Berisha gazetares.