• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i vetmi në garë për kreun e PD, skualifikohen Sela e Mulaj: Nuk kanë profil të lartë politik!

by A R
01/05/2026 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike. Edhe pse në fillim u paraqitën si kandidatë edhe Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, ata janë skualifikuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit.

Sipas vendimit të KOKOE, skualifikimi i tyre erdhi pasi nuk përmbushnin kriteret statutore të përcaktuara nga partia. Konkretisht, u vlerësua se kandidatëve u mungonte profili i lartë politik si dhe eksperienca drejtuese në nivele elektorale kombëtare dhe rajonale.

“Nga aplikimet e shqyrtuara rezulton se: Z. Sali BERISHA, anëtar i Partisë Demokratike, ka paraqitur kërkesë për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të pikës 2 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE. Dokumentacioni është i plotë dhe i rregullt dhe KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se z. Sali BERISHA plotëson të gjitha kriteret statutore si dhe ato të përcaktuara në pikën 4 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE.

Zj. Mereme SELA, anëtare e Partisë Demokratike, ka paraqitur kërkesë për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të pikës 2 të vendimit nr.35/1 date 18.03.2016 të KOKOF. Dokumentacioni është i rregullt, por KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se zj. Mereme SELLA nuk plotëson kriteret statutore si dhe ato të përcaktuara në pikën 4 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKОЕ. Konkretisht kandidatja pavarësisht se është anëtare e PD, nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiencës drejtuese elektorale ne nivel kombëtar apo rajonal;

Z. Vladimir MULAJ, anëtar i Partisë Demokratike, ka paraqitur kërkesë për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të pikës 2 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE. Dokumentacioni është i plotë dhe i rregullt, por KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se z. Vladimir MULAJ nuk plotëson kriteret statutore si dhe ato të përcaktuara në pikën 4 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE. Konkretisht kandidati pavarësisht se është anëtar i PD nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiencës drejtuese elektorale ne nivel kombëtar apo rajonal”, thuhet në vendimin e KOKOE.

Në vendimin e KOKOE thuhet se vetëm 3 kandidatët, Sali Berisha, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj arritën të plotësonin kriteret me dorëzimin e dokumentacionit për kreun e PD, ndërsa kërkesat e tjera u skualifikuan “se nuk plotësojnë kushtin e paraqitjes nga anëtar të PDSH-së, nuk mund të trajtohen nga KOKOE dhe as nga ndonjë organ tjetër i PDSH sipas Statutit të Partisë”.

Kandidatura e Sali Berishës do t’i propozohet Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila pritet të mblidhet më 23 maj për të shqyrtuar më tej procesin. Në këto kushte, gara për drejtimin e Partisë Demokratike mbetet me një kandidat të vetëm ku pritet rikonfirmimi i Berishës, liderit historik të PD.

Next Post

Veliaj letër ambasadave perëndimore në Tiranë, kërkon monitorim të seancës së 8 Majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In