• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i trajton anëtarët e PD në Greqi, si dropullitë të mërzitur

by Mero Baze
29/11/2024 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Nga fjalimi që Berisha u mbajti online disa militantëve të PD në Greqi, krijohet përshtypja se Berisha kishte takim me pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri që jetojnë në Greqi. Kjo jo vetëm nga përmbajtja e fjalimit, por edhe nga tematikat.

E para, ai filloi t’u shpjegonte se marrëveshja e tij me Greqinë për detin ishte në favor edhe të Greqisë, dhe të Shqipërisë. Dhe më pas, akuzonte Edi Ramën se e paditi në gjykatë, duke na prishur marrëdhëniet me Greqinë.

Pra, thelbi i shpjegimit të tij ishte fakti që ky nuk na ka prishur me Greqinë, por Edi Rama na ka prishur.

Në fakt, nga ajo që ka bërë më parë, në vitet ‘90, ai na ka futur në konflikt me Greqinë, për Fredi Belerin më 1994, duke e akuzuar shtetin grek se kishte armatosur Belerin për të vrarë dy oficerë shqiptarë.

Të njëjtin person tani e ka aleatin e tij të vetëm “evropian” në kauzën e tij anti-europiane. Dhe si për ta vërtetuar këtë, në fjalimin e djeshëm i kushtoi Belerit një fjalim të rëndësishëm, duke mohuar faktin që ai ka blerë vota, dhe duke akuzuar qeverinë shqiptare se po na rishikon marrëdhëniet me Greqinë për Fredi Belerin.

Edhe kur pritej të shpjegonte historinë dhe të premtonte për të ardhmen, ai krijoi idenë se kishte mbledhur aty disa pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri që jetojnë në Athinë dhe po u tregon se e donte Greqinë më shumë se ata.

Në fakt, shumica e pakicës greke në Shqipëri voton Partinë Socialiste, dhe jo për merita të saj, por për meritat e Fredi Belerit dhe Vangjel Dules, që e kanë njehësuar politikisht pakicën greke në Shqipëri me “Agimin e Artë” në Greqi.

Grekët e Shqipërisë janë qytetarët më normalë të këtij vendi, madje dhe më normalë se shumica e shqiptarëve, dhe e dinë vetë se si mund të jetojnë mirë në Shqipëri.

Është kjo arsyeja që liderët që tentojnë t’i përfaqësojnë ata në emër të “Agimit të Artë”, nuk fitojnë asnjë votë të tyre, por duhet të hyjnë në listat e PD-së së Berishës, si Beleri, ashtu edhe Dule.

Nga ana tjetër, anëtarët e PD në Greqi nuk janë pjesëtarë të “Agimit të Artë” në Greqi. Maksimumi, disa prej tyre mund të kenë simpati për Nea Demokratinë, por kurrë për “Agimin e Artë”, pasi ajo, mes të tjerash, është një parti fashiste anti-emigrantë. Vetëm Berisha nuk e di se “Agimi i Artë” dhe Fredi Beleri janë parti ekstremiste.

Dhe mbi të gjitha, anëtarët e PD në Greqi nuk janë shumë të interesuar për sa det i ka falur Berisha, Greqisë, dhe sa i mirë është Fredi Beleri, pra nuk do të votojnë për PD në Shqipëri. Qasja e Berishës ndaj tyre ishte sikur të ishte një takim i Vangjel Dules me disa dropullitë të mërzitur në Athinë, ku ai shpjegonte se kishte dëshirë ta ndihmonte Greqinë, por se këta shqiptarët e pengonin.

Kjo tregon shumë për çfarë deformimi psikologjik ka Sali Berisha dhe sa shumë e ka traumatizuar konflikti i tij me Greqinë në vitet ’90, dhe tani mendon se duke i bërë këta me vete, do të arrijë të dalë nga izolimi i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Europës, që e kanë mbyllur në kafaz dhe nuk i thonë dot policisë “je i lirë”.

Next Post
“I thashë se nuk mund të sillte PD-në në pushtet”, Alibeaj tregon bisedën me Berishën: Iku nga zyra dhe…

“I thashë se nuk mund të sillte PD-në në pushtet”, Alibeaj tregon bisedën me Berishën: Iku nga zyra dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

February 14, 2026
“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In