• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i pandryshueshëm…!

by Namir Lapardhaja
19/08/2023 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Janë sjell në vëmendjen e publikut këto ditë, videot e diskutimeve të “mocionistëve” dhe përballja e tyre me gjuhën linçuese, me urrejtjen patologjike dhe sharrjet e militantëve të orkestruar nga Sali Berisha.

Është viti 1992.

Krahasuar me sot, edhe pse kanë kaluar 31 vite, nuk ka ndryshuar asnjë gjë.

Është e njëjta gjuhë linçuese, është e njëjta filozofi asgjësuese, është i njëjti burim që frymëzon turmën e verbër drejt urrejtjes dhe linçimit.

Është Berisha 31 vite më i ri, i cili nuk ka ndryshuar edhe sot, në përmbyllje të dekadës së tetë të jetës.

Ajo që më bëri pështypje në videon e linçimit ndaj Arben Demetit, janë dy personazhet në krahë të Berishës.

I pari është Tomorr Dosti, ish-i burgosur, ish-i persekutuar dhe djalë i një personaliteti të madh, Hasan Dostit.

Është në krahë të Berishës kur linçohen dhe përbuzen njerëzit, për shkak të mendimeve dhe të qëndrimeve.

Nga njeriu që pritjej më shumë se të tjerët të ishte në anën e atyre që mendonin ndryshe.

Më kujton disa të persekutuar sot që jargosen nga të qenurit afër një “diktatori qesharak” si puna e Sali Berishës.

I dyti është Eduart Selami, i ardhur nga bota akademike.

Buzëqeshja e tij e ngrirë si prej idioti flet më shumë se fjalët e tij.

Të dy e kanë futur në mes, janë më të lumtur se kurrë, i mbajnë anën dhe i ngrohin shpatullat.

Është viti ’92.

Historia e PD-së mund të kishte ndryshuar nëse e keqja brenda radhëve të saj nuk do ishte lënë të rritej dhe të zinte vend.

Ironia e fatit e donte që dita e tyre të mos ishte shumë e largët për t’u përsëritur e njëjta skenë si ajo ndaj Demetit, Pashkos, Zogajt, Imamit, Cekës etj. Eduart Selami do të shpallet armik dhe dëbohet nga PD në prillin e vitit 1995, kurse Tomorr Dosti dëbohet, shahet, linçohet dhe akuzohet për spiunë, në nëntorin e ’96-ës. Pak kohë më parë një ish-i persekutuari tjetër në qeverinë e parë demokrarike i thyejnë dorën dhe e dhunojnë në korridorin e

Pallatit të Kongreseve, sepse kishte shprehur mendim ndryshe nga ai i udhëheqësit.

Është mentaliteti i frymëzuar nga një bajraktar malesh, i cili e ka konceptuar dhe vijon ta konceptojë politikën sipas kanunit të maleve, ku meritokracia e vetme është bindja e verbër ndaj tij dhe mënyra e vetme për të qëndruar gjatë në politikë është debilizimi për të pranuar gjithçka, edhe kur është kundër çdolloj logjike.

PD në këto tri dekada ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga verbëria e turmës, nga miopia e drejtuesve dhe deputetëve të saj dhe nga mospasja guxim e të thënit të të vërtetave në kohën e duhur.

Dëbim pas dëbimi dhe linçim pas linçimi. Është fatkeqësi e madhe që sot ka ende të verbër që shajnë për llogari të Berishës, linçojnë për llogari të tij, kërcënojnë apo janë verbuar nga retorika e tij e gënjeshtërt.

Është një film i përsëritur me qindra herë. Pas Dostit dhe Selamit, iu erdhi radha dhe shumë të tjerëve në atë podium, madje, pa ekzagjerim, të gjithëve.

Njëjtë si Enveri që vrau të gjithë shokët e tij nga paranoja e tradhëtisë. Ky nuk të vriste se kohërat kanë ndryshuar, por nga forca që i buron nga verbëria e turmave të fantaksura dhe nga mosbërja bashkë e njerëzve me kurajo dhe integritet, të linçon, shanë, dëbon… Si sot.

Historia duhet të na kishte shërbyer për të reflektuar. Jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por vijon të përsërisë vetveten. Vetëm se kësaj radhe tragjedia ia ka lënë vendin komedisë.

Next Post
VIDEO/ Greqia po digjet: Zjarr në Aleksandropolis, flakët djegin shtëpi dhe makina! Evakuohen 8 vendbanime

VIDEO/ Greqia po digjet: Zjarr në Aleksandropolis, flakët djegin shtëpi dhe makina! Evakuohen 8 vendbanime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

August 11, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

August 11, 2026
Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

August 11, 2026
Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 11, 2026
“Tregon dobësinë e Rusisë dhe Iranit”, BE reagon për ngjarjet në Siri: Zhvillim pozitiv i pritur prej kohësh!

Gjykata merr vendimin, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 11, 2026
Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

August 11, 2026
Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë të përmbajnë ujë, jo kërcënime!

Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë të përmbajnë ujë, jo kërcënime!

August 11, 2026
Turizmi dhe ndikimi në ekonomi / Specialistët sugjerojnë përdorimin e lekut dhe jo të valutës

Euro prek kufirin e 93 lekëve për herë të parë në histori, si ra me 34% nga 2011-a

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com