Deputeti i PD Sajmir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka ndërmend të dalë në protestë kundër SPAK.
I pyetur nëse do të mbështeste Sali Berishën, i cili ka paralajmëruar një protestë masive pas nisjes së hetimit ndaj tij dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, deputeti demokrat u përgjigj:
“Protestë masive për pikat që përmenda më kanë në krye, protestë masive kundër SPAK unë nuk dal”.
Sipas tij kërkesat e opozitës janë në përputhje me kushtetutën, ndaj reagimi i tyre në Parlament është plotësisht legjitim./m.j