• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Berisha i ka të gjalla viktimat e tij!

by Ardit Rada
23/10/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Këto rreshta kam dashur t’i shkruaj muaj më parë kur Sali Berisha turrej në rrjete sociale për çështjen e një gazetari që iu ‘dhunua’ fjala e lirë nga Edi Rama. Pas këtij episodi, vetëm para tre ditësh, Berishës iu çua një gazetar dhe i dhuroi një pikturë. Nuk, mjaftonte dhurata që nuk bënte pikë sensi me takimin, por i shtoi edhe komentet: “Doktor, kjo pikturë do të vlejë pas disa vitesh 100 mijë euro. Ti je shpresa e vetme”. Këtë episod po e rrëfej për të treguar se sa e pavarur është media në Shqipëri dhe se kush po i pjell portalet anonime dita-ditës.

Prej dy ditësh, Sali Berisha i ka mëshuar fort idesë së tij personale se i ndjeri Laer Kurti është dhunuar gjer në vdekje nga Policia dhe duke shpresuar në një skenar si ai i Klodian Rashës, që për turp të këtij populli u thye Muzeu Historik Kombëtar dhe Biblioteka Kombëtare. E nëse atëherë protestën ia udhëhiqte djali i Sali Lushës, sot ia drejton i biri i Ilir Vrenozit. E pra. PD ka ecur shumë përpara këto dy vite…

Vdekja e Laer Kurtit duhet kuptuar që nuk kënaq askënd. I vetmi që fërkon duart si me replikat e Ramës me gazetarët ashtu edhe me qytetarët që i dhunon Policia me apo pa dashje, është ai plaku që ka filluar të shfaqet edhe në emisione Showbizi. Një ditë flet për dasmën e të birit, një ditë për vdekjen e djalit të dikujt tjetër.

Dhe që t’ia bashkoj të dyja ngjarjet bashkë: Ai më sipër në foto është gazetari Zamir Dule. Ikona e kronikës investigative në Shqipëri, që në sulmin e SHIK-ut të Gazidedes në 1997 mbi “Koha Jonë” mbeti i gjymtuar nga kriminelët e Saliut të I-rë. Flinte në redaksi, e gjetën në gjumë. E shembën në dru dhe më pas ia përvëluan gazetën Nikollë Lesit.

Zamiri sot jeton në Miras të Korçës, në një shtëpi të rrënuar. Nga levat e presidentit Berisha që hëngri në kokë, akt ky që figuron edhe në dosjen e Prokurorisë, ai as jep as merr më si njeri normal!

Nuk dua të zgjatem më për Zamirin, sepse u takon kolegëve dhe bashkohësve të tij t’i çojnë të paktën një pako kafe a një paketë duhani. Por Berisha që ka pasion të postojë foto të vdekurish, ja ku e ka foton e viktimës së tij. Falë Zotit, të gjallë!

Next Post
Nusja i ndau dhe ua mori të gjitha, Adilja: Problemi s’është te pjatat po te ‘dashnia’

Nusja i ndau dhe ua mori të gjitha, Adilja: Problemi s’është te pjatat po te ‘dashnia’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In