• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha i hapi derën Al-Kaedës, faksi sekret: Ai e dinte që nuk ishin bamirës (FAKSIMILET)

by
07/08/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas dokumenteve të kohës, të publikuara së fundmi del se si ish-Presidenti Sali Berisha u hapi dyert të ashtuquajturave ‘organizata bamirëse’ islamike në Shqipëri, nën petkun e të cilave fshiheshin terroristë, që më vonë u bënë të njohur botërisht si pjesëtarë të organizatës famëkeqe të Al Kaedës të komanduar nga Osama Bin Laden.

Dikush mund të thotë që Berisha nuk e dinte çfarë fshihej pas tyre.

‘DITA’ disponon një dokument që sugjeron të kundërtën. Është një letër e klasifikuar sekret mes ish-ambasadorit Ferit Hoti dhe ish-Presidentit Berisha.

Provon që të paktën që në 1995, Berisha dhe ish-shërbimi sekret shqiptar ishin në dijeni çfarë përfaqësonin “bamirësit”

Letra në fjalë është firmosur nga ish-ambasadori i Shqipërisë, në Kuala Lumpur, kryeqytet i Malajzisë, Ferit Hoti dhe ka informacione të klasifikuara si ‘Highly clasified’ (Tepër sekret).

Hoti ia ka drejtuar Presidentit të asaj kohe Sali Berisha më 15 maj 1995. Berisha nga ana e tij, pasi e ka lexuar, ka vënë një shënim me dorë mbi të ku shkruan:  “T’i kalojë B.Gazidedes ky informacion”.

198 273 347

Në këtë informacion merret vesh se grupet ekstremiste islamike mbanin lidhje me biznesmenin arab Mohamad Jamal Khalifa, dhëndër i Osama Laden. Khalifa ishte i dyshuari kryesor ndër të tjera edhe për komplotin për të hedhur në erë një transpacifik që fluturonte nga Los Anxhelesi në Hong Kong.

Një vit më parë Khalifa ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë jordaneze.

Disa vite më vonë, vjehrri i Khalifës do të merrte përsipër autorësinë e masakrës së 11 shtatorit 2001, kundër Shteteve të Bashkuara. Këta komandonin edhe vatrën e terroristëve që vepronte në Shqipëri.

Informacioni vinte nga një vend shume mik i Shqipërisë në atë kohë, si Malajzia.

Po si u veprua më pas? Ç’u bë me faksin e ambasadorit Hoti? Si reagoi Gazidede pas informacionit që i përcolli Berisha?

Këtyre pyetjeve u përgjigjet vetë vijueshmëria e ngjarjeve me këtë temë në muajt dhe vitet pasardhës. Këta ‘bamirës’ vazhduan të qëndronin në vendin tonë edhe për shumë vjet të tjerë të pa shqetësuar nga shteti shqiptar.

U dëbuan nga Shqipëria vetëm pas 11 Shtatorit 2001, kur në pushtet nuk ishte më zoti Berisha.

Gjatë disa botimeve në 2013 në një seri artikujsh kemi analizuar rolin që luajti në vendin tonë biznesmeni jordanez Abdul Latif Saleh.

Ish shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, deklaroi në DITA se Salehu luante rolin e ndërmjetësit mes Berishës dhe botës islamike.

Sipas Klosit, ai ishte me një mision të dyfishtë në vendin tonë dhe sipas informacioneve të shërbimeve sekrete partnere, ai bënte pjesë në grupet terroriste islamike, pararendëse të Al Kaedës / DITA

Letra e ambasadorit Hoti botuar sot në DITA

AMBASADA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KUALA LUMPUR

Nr. 103/95

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

SH.T. SALI BERISHA

INFORMACION

1. Sipas të dhënave ‘Higly classified’ të inteligjent servilit filipinas, Iraku, Jordania, Turqia, Rusia, Emiratet e Bashkuara, Rumania, Libani, Hollanda, Maroku, Shqipëria, Siria dhe Pakistani janë vatra të grupeve ekstremiste që mbajnë lidhje me biznesmenin arab Mohammed Jamal Khalifa. Sekretari i Punëve të Brendshme të Filipineve, Rafael Alunan, ka thënë që Khalifa, ka luajtur rol të madh në prapaskenën e aktit terrorist të 4 prillit 1995 në qytetin Mendanu të Ipil-it, duke shkaktuar vdekjen e 53 vetëve. Autoritetet amerikane besojnë se Khalifa, dhëndëri i bilionerit  afgan, Mujahideen Osama Laden, ka qenë figura kyçe në aktin e aplikimit të eksplozivit në Qendrën Tregtare Botërore dhe gjithashtu pjesëmarrës në komplotin e kurdisur për të hedhur në erë traspacifikun që fluturonte nga Los Anxhelosi në Hong Kong. Vitin e kaluar, Khalifa, është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm edhe nga një gjykatë jordaneze. Sekretari i Punëve të Brendshme i Filipineve beson gjithashtu se Khalifa ka patur lidhje me 6 arabë të arrestuar më 1 prill 1995 në veri të Maniles si terrorist. Ai mendon se këta terroristë kanë lidhje me Ramzi Ahmed Yousef dhe Hakim Murat, të akuzuar së fundi në Nju Jork si pjesëmarrës në komplotin për hedhjen në erë të transpacifikut të sipërpërmendur, Los Anxhelos-Hong Kong. Këto ishin një pjesë e kufizuar e lojtarëve që autoritetet filipinase kanë deklaruar si me aktivitet për përhapjen e frymës ekstremiste në shtetet që kanë komunitete myslimane. Të gjithë këta terroristë përfundojnë të bashkuar  tek Abu Savaff (Sëord of Justice) që ka lëshuar hijen e zezë të veprimeve të saja edhe në Filipine….

Ambasadori Ferit Hoti

Kuala Lumpur, më 15 maj 1995

Next Post

Nëna e 2 vajzave të arratisura: Na helmuan pse ankoheshim se ishim fukarenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In