• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i frikësuar nga heshtja e Ilir Metës

by Mero Baze
16/08/2023 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Foltorja e Sali Berishës po përballet me një sër krizash të heshtura brenda saj, që kanë të bëjnë me zhgënjimin që mbështetësit  Berishës kanë me zhvillimet pas 14 Majit dhe raportet afatgjata me Ilir Metën.
Ndërto më kryesori ka qenë mënyra se si Berisha reagoi pas rezultatit dërrmues kundër tij, ku humbi thuajse në gjithë Shqipërinë, dhe më tej nga ftohtësia me të cilën Ilir Meta dhe partia e tij kanë ndjekur akuzat për korrupsion politik të Berishës me Ramën lidhur me kullën në qendër të Tiranës dhe të ardhmen e atij bashkëpunimi.

Debati I parë brenda partisë është mënyra se si Berisha shmangu analizën e humbjes duke ju kthyer traditës së tij të deklarimit të mos njohjes së zgjedhjeve, që në fakt është thjesht një traditë e mos reflektimit në atë parti. Berisha  jo vetëm që nuk mori asnjë përgjegjësi politike, por nuk bëri as votëbesimin në Kuvendin Kombëtar të PD sic e ka të premtuar dhe në statutin e ri të grupimit të tij.

Ndërsa për dy vite resht ka akuzuar Lulzim Bashën se nuk reflektonte pas humbjeve dhe nuk vendoste rregulla loje brenda partisë, vet shmangu edhe analizën e humbjes dhe votëbesimin formal  në Këshill Kombëtar, duke shpikur që do ta bëj me referendum, për të mos u ballafaquar me numërimin e votave.

Një tjetër debat që po mban të ngujuar Foltoren është dhe nevoja për të krijuar një parti të re me emër dhe vulë legale, që të mos jenë ende nën mëshirën e Ilir Metës apo pritshmërinë  e procesit gjyqësor për vulën. Berisha po përpiqet ta shmang krijimin e një partie të re, po me atë kryetar, për të kundërtën e kësaj që ja kërkojnë.
Ai e ka mos krijimin e një partie të re, një mënyrë se si të mbaj aleancën me Ilir Metën, pasi ka frikën e shkëputjes përfundimtare të Ilir Metës prej tij, gjë që e bën atë të pashpresë.

Duke mos krijuar parti të re dhe duke u viktimizuar si njeri që i kanë marrë vulën dhe siglën, ai justifikon bashkëjetesën me Ilir Metën dhe përparësinë që i jep atij, duke e parë këtë si të vetmin mjet që ta mbaj atë të lidhur me grupimin e vet. Krijimi I një partie të re, mund të nxis interes atë tjera dhe nga parti e Metës dhe mund të rrezikoj të humbas alencën me të, ndërkohë duke qëndruar nën siglën e Ilir Metës ai ka mundësinë ta transferojë pak nga pak Foltoren tek Ilir Meta duke u shkrirë në të.

Sot për shembull Çelibashi ka vendosur që dy komisionerë të opozitës për zgjedhjet në Kukës i takojnë Metës dhe një PD së Bashës. Ky është fryt i parë i shkrirjes së Foltores në partinë e Metës.
Një shenjë e krizes se fort mes Metës me Berishën është heshtja e Ilir Metës në debatin E fundit për kullën në Tiranë.

Akuzat ndaj “pronësisë” së Kullës janë konkrete, pasi djali I Salai Berishës banon praktikisht në vilën luksoze që është në  emër të Ilir Shtufit dhe do të jetë pronar I Kullës po në emër të Ilir Shtufit. Ilir Meta e njeh mirë këtë realitet. Po ashtu është e qartë përse Ilir Meta nuk është akuzuar nga askush se ka gisht tek historia e Kullës. Asnjë gjurmë e tij nuk shkon tek ndonjë nga personazhet që janë të përfshirë në këtë histori. Dhe këtë më mirë se kushdo tjetër e di vet ilir Meta.

Për ti treguar Berishës se ai e di të vërtetën po hesht dhe nuk po përzihet në debatin për kullën, ai tha sot se qeveria “nuk ofron ambiente për komunitetin por vetëm beton për kullat” Dhe Betoni I Kullës është Ilir Shtufi pasi e vetmja biografi e tij është që ka pasur një pikë betoni.
Ndryshe nga Berisha që u investua të gjente kush I zbuloi pronësinë mbi Kullën dhe  ka caktuar armik të Ramës, Erion Veliaj, Ilir Meta e ka soditur me qetësi këtë debat dhe sot ka shigjetuar pikërisht betonierën e kullës që është njeriu  Berishës.

Kjo tregon se ai jo vetëm që është I qartë për atë Pazar, por nuk është se ka ndërmend tua fal, një gjë të bërë pas krahëve të tij.
Dhe një test për gjithë këto, sado I pjesshëm do të jenë zgjedhjet në Kukës, ku Partia Demokratike e Bashës po përpiqet ti kërkoj publikisht Berishës të mos paraqes kandidat por ti bashkëngjitet kandidatit të tij. Edhe pse nuk ka bërë publik emrin, duket se Basha kërkon të vendos një figurë politike ish kryetar të PD për ti imponuar Berishës mbështetje për të. Kjo pastaj do ta bënte Ilir Metën edhe më të padobishëm për grupin e Berishës.
Natyrisht që nuk ka për të ndodhur. Në këtë depresion që është Berisha prej heshtjes së Ilir Metës,  është I gatshëm t’ia dhuroj Kuksin Edi Ramës, por kurrë t’ia lërë në dorë Lulzim Bashës kandidatin.

Mbi të gjitha pasi nuk do ti shtojë më tej paranojat Ilir Metës. Boll ka gjithë këto ditë që ha veten me dhëmb duke numëruar katet e Kullës së Shtufit, të rrij të numëroj dhe votat e Bashës në Kukës, meqë I ka dhënë Celibashi dhe dy komisionerë.

Next Post
“Shkëmbim i territoreve me Rusinë”/ Zyrtari i NATO-së kërkon falje pas deklaratës për anëtarësimin e Ukrainës në organizatë

"Shkëmbim i territoreve me Rusinë"/ Zyrtari i NATO-së kërkon falje pas deklaratës për anëtarësimin e Ukrainës në organizatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

January 21, 2026
“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

January 21, 2026
Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

January 21, 2026
Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja

January 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026

January 21, 2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

January 21, 2026
A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

January 21, 2026
“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

January 21, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Historia e PD, e mbushur me 21 janarë…

January 21, 2026
Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In