• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i bën thirrje autoriteteve të Kosovës: Ndaloni fushatën politike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës

by A R
14/10/2022 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferencën e përjavshme me gazetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur duke denoncuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës në Stasburg për raportin e Dick Martyt.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se reagimi i Kryeministrit Edi Rama zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, teksa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ndalojnë fushatën poltike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës, të cilin kryedemokrati e quajti “mjet për të maskuar vasalitetin e Kryeministrit Rama ndaj Beogradit”.

Sali Berisha: Edi Rama i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në gjithë ekzistencën e atij institucioni.

I bëj thirrje KiE që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika që është në mision kundër kombit të vet.

Së fundmi, Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi për mbrojtje mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës. Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personalitete që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës.

Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës si mjet për të maskuar vasalitetin e tij ndaj Beogradit.

Next Post
Pedagogët bojkot mësimit ditën e hënë, protesta 2-orëshe çdo ditë

Pedagogët bojkot mësimit ditën e hënë, protesta 2-orëshe çdo ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com