• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i bën ‘gjyqin’ Ramës dhe jep verdiktin: Meriton fiks 80 vite burg, asnjë ditë më pak!

by A R
25/01/2023 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në deklaratën me gazetarët, Sali Berisha është shprehur se ish-zyrtari i lartë i CIA-s, McGonigal mund të dënohet deri në 80 vjet burg për veprat penale që ka kryer, ndërsa bëri thirrje që po aq të dënohet edhe Kryeministri Rama.

“Edi Rama duhet të pësojë fatin e Charles McGonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare në marrëdhëniet me SHBA. Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë, sa pakkush tjetër, në vendin e tij.

Por kryeministri i një vendi partner, nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllimet e veta, as dobësinë më të vogël, sikur të kishim të bënim me një fuqi armike, dhe jo me partnerin kryesor strategjik. Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Është njëra anë çështja penale me të cilën do merret drejtësia në dy vendet, por ana morale është tmerrësisht e rëndë.

Ka përdorur korrupsionin. Se çfarë tregon ky rast? Ky tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare, tregon se Tirana e Edi Ramës është një qendër botërore e korrupsionit të njerëzve, tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesa të pushtetit të tij.

Po lexoja sot se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vite dënim. Absolutisht asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama se ai. Ka kryer akte të tmerrshme, që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner.

Ka përdorur segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet mes dy vendeve. Edi Rama duhet të zbërthehet. Thashë që do ketë komision hetimor parlamentar, do ketë bashkëpunim me SHBA për t’i shkuar gjer në fund kësaj çështje.”

Berisha: A e përdori Kim lobimin te McGonigal për të mbuluar gënjeshtrat e saj? SHBA të hetojë

Hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Përveç të tjerash gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë.

Lidhur me zonjën Kim, dihet botërisht qëndrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje. Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm. Ka vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë. Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI.

Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia la për hetim drejtësisë së SHBA. Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë.

Next Post
Njerëzimi vetëm 90 sekonda larg asgjësimit, ora e ”fundit të botës’’

Njerëzimi vetëm 90 sekonda larg asgjësimit, ora e ”fundit të botës’’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com