• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: Hoffman po bën avokatinë e qeverisë,  duhet të tronditej më tepër për zgjedhjet se bunkerin

by Lorenc Vangjeli
16/12/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadorit gjerman i cili dënoi me ashpërsi sulmin e miltantëve të opozitës ndaj bunkerit gjatë protestës së 8 dhjetorit. Berisha tha gjatë një takimi me gazetarët se Hofman nuk u shqetësua për zgjdhjet e manipuluara por u shqetësua për bunkerin, simbolin e komunizmit.

“Me ambsadorët kam mirëkuptim të plotë për thirrjet e tyre për të shmangur dhunën. Mendoj se Hofman duhet të ishte tronditur shumë më tepër për zgjedhjet, por kur merr përsipër të bëjë avokatinë e qeverisë që në fillim, e ke vështirë të tronditesh për gjëra që si interesojnë qeverisë.

Un po i them dhe publikisht, Hofman, është diplomati i vetëm në Tiranë, dhe i vetmi njeri pas Muç Nanos, që tha po, që tha këto zgjedhje ishin më të mira se të parat. Dhe argumenti që dha ishte argument i mjerueshëm. Kam biseduar tha me 3-4 shqiptar që mund të besoj se janë të pavarur. Ndaj zotit ambasdor shpreh shumë keqardhje për qëndrimin e tij ndaj zgjedhjeve”, tha Berisha.

Berisha u tregua mjaft i ashpër edhe ndaj kreut të vëzhguesve të OSBE Audrey Glover për qëndrimin e mbajtur në lidhje me zgjedhjet e 23-qershorit, që për opozitën u manipuluan.

Berisha iu drejtua me fjalë të rënda kryevëzhgueses Glover teksa tha se “është mafia e zgjedhjeve shqiptare”.

Sipas Berishës nuk duhet të ishte në krye të vëzhguesve duke ngritur një pikëpyetje teksa tha se “si ka mundësi që e çuan tre herë atë në zgjedhjet tona”.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sulmeve ndaj kryeministrit aktual Edi Rama, në lidhje me të shkuarën komuniste të babait të tij.

Gjatë një takimi me gazetarët, Berisha ka komentuar dekorimin e hetuesit të regjimit komunist i cili ka persekutuar At Zef Pëllumbin.

Ish-kreu i PD deklaroi se ndjesa e Ramës është shtirje, duke i kujtuar se vjen nga një familje perskutorësh komunistë. Ai u kthye disa vite pas, për të kujtuar periudhën e fillimit të viteve 90’, ku Rama së bashku me disa intelektualë të tjerë u afruan fillimisht në Partinë Demokratike.

“Në një takim te pallati kulturës, u mblodhën intelektualë të Tiranës, nga Partia Dmeokratike. 90 % e tyre nuk ishin anëtarë, por ishin përkrahës të demokracisë. Aty ishte edhe Edi Rama që u ngrit dhe shtroi tezat e tij. Një burrë i gjatë me kollare, u ngrit dhe ja përplasi në fytyrë Edi Ramës, ti smund të flasësh këtu pa dënuar njëherë veprimet që ka bërë babai yt ndaj nesh. Kanë qenë të paktën 255 pjesëmarës, isha në panel me Arben Imamin”, tha Berisha.

Berisha deklaroi më tej se Edi Rama është nostalgjik i komunizmit, dhe ka nderuar me krenari Enver Hoxhën. Për këtë, ai i’u referua festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit, ku të pranishëm në ceremoninë në Varrezat e Dëshmorëve ishin disa persona që mbanin portretet e dikatorit Hoxha.

“Në 24 vite pluralizëm, është i vetmi kryeministër i cili do të përkujtonte 70-vjetorin e çlirimit të vendit në varrezat e dëshmorëve, i rrethuar nga portretet e Enver Hoxhës, dhe do ti shëprndante këto portrete në mbarë botën, në Facebookun e tij. E bëri për krenarinë e tij që ndjen ndajatit të tij shpirtëror. Edi Rama vjen direkt, është i biri i një xhelati të vërtetë të regjimit diktatorial dhe nipi, në kuptimin, xhaxhai i nënës ka qenë, i Spiro Kolekës, persekutorit numër 1. Nuk e ka rastësore nderimin e xhelatëve. E bën në adhë të parë si nderim për të atin”, – deklaroi më tej Berisha.

Ai bëri thirrje që “të shpëtojmë sa më parë nga ky njeri”.

Next Post

A do (mund) të bëhemi ne shqiptarët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In