Sali Berisha ka mbledhur si çdo të premte gazetarët. Në bashkëbisedim ai tha se anulimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike erdhi falë presionit të tij.
Kreu de facto i PD shtoi se me Edi Ramën funksinojnë vetëm ultimatumet.
“I kam dhënë ultimatum disa herë. Nëse rritet çmimi i energjisë, do marrësh atë që të takon. Por gjithësesi kjo tregon se ai vetëm nën presion merr vendime. Bëri sikur guxoi, por u tërhoq. U palos” – tha Sali Berisha.
/a.r