• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, goditja më cilësore e SHBA për shpëtimin e Shqipërisë

by Spartak Ngjela
19/05/2021 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën botërisht korrupsionin dhe krimin e Sali Berishës dhe të gjithë familjes së tij, të përfshirë në korrupsion shtetëror. Kuptohet se ky është vetëm kapitulli i parë. Në fund të tij, kuptohet gjithashtu se është shkruar: vijon.

l. Shqipëria po hyn tani me vrull historik në epokën e vërtetë të historisë së saj perëndimore dhe, njëherësh, edhe të zhvillimit të saj, deri më tani i penguar nga korrupsioni shtetëror antishqiptar.

Gjithçka e shëmtuar, madje vetë shëmtimi shqiptar, sot mori goditjen e parë cilësore drejt shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një krim që ka drobitur shqiptarët; që ka vonuar çlirimin e Kosovës në më tepër se dhjetë vjet; dhe, që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë me shkatërrim të organizuar.

Me këtë sinjal të parë antikorrupsion, i cili sigurisht që do të vijojë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve; na duhet të theksojmë se në Shqipëri filloi ndihma konkrete e politikës amerikane për shpëtimin e Shqipërisë nga krimi i gjatë shtetëror njëqindvjeçar, dhe, të shqiptarëve të sotëm, nga vuajtja e gjatë tridhjetëvjeçare, me një varfëri ekstreme e imponuar.

ll. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, i tha mbrëmë të gjitha, madje edhe këtë që ndodhi sot. Po kujt ua tha? Injorantëve, që janë edhe hajdutë njëherësh; të cilët, retorikën e saj diplomatike e brilante, e quajtën “një përrallë të radhës”. Kurse sot, nuk i dihet ku janë. (!) Ata që kanë dashur deri më sot shkatërrimin e Shqipërisë me destabilizim dhe përçarje të brendshme të saj, tani duhet të heshtin se kuptohet që ky proces do të jetë drastik kundër të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimit të organizuar, si refleks i tij. Koha erdhi… dhe për të mundurit tani mjafton maksima e madhe latine si varg i famshëm i Virgjilit: “E vetmja shpresë e të mundurit, është që të mos ketë më asnjë shpresë” (Una salus victis, nullam sperare salutem – Virgilio, Eneide, II, 354) E kam thënë edhe një herë tjeter këtë maksimë latine në versionin qezarian, por, e përsërita për t’i thënë kohës së shëmtuar se, revolucioni alaosman i Saliut, ishte një kanë uji e zbrazur, pasi ishin tharë sakaq dhe të gjithë burimet rrotull saj. Se po i kërkojnë prova Uashingtonit. Po politika amerikane që ka marrë përsipër reformën antikorrupsion në Shqipëri, a do t’ia paraqesë provat e korrupsionit Berisha, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme? Sigurisht që do t’ia paraqesë SPAK- ut . Prisni dhe shikoni…

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Eklipsi i parë diellor i vitit 2021, ndryshimet që sjell në shenjat e Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In