• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “gjen” shkakun e shpalljes non-grata: Në 2021 dola kundër koalicionit të përbashkët PD-PS

by Java News
23/11/2023 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të enjte ne kuader te turit te takimeve qe ka nisur në rrethe, Sali Berisha u ndal në qytetin e Elbasanit.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët, lideri i opozitës u ndal edhe tek një rrefim që nuk e kishte bërë më heret.

Ai tha se arsyeja përse ishte shpallur non-grata nga SHBA kishte të bënte me faktin që ai kishte dalë kundër një përpjekje të ndërkombëtareve për të bërë një koalicion të gjërë PD-PS në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ju të gjithë besonit në fitore edhe unë besoja në fitoren e 25 prillit. Të gjithë besonim. Populli opozitar ishte në këmbë, në gëzim, në optimizëm, në energji. Dy gjëra. Tre ditë para zgjedhjeve më vjen i dërguari i tij dhe i Edi Ramës dhe më pyet; zoti Berisha, po nuk u fituan këto zgjedhje, çfarë mendon ti për koalicionin e madh. Çfarë i them unë? Thotë që PD e PS të bëjnë koalicion.

Jo i them unë, nuk mund të pajtohem me një gjë të tillë sepse është një gjëmë për vendin. Të krijojnë dy partitë një koalicion, rrinë e vjedhin bashkërisht dhe e shkatërrojnë, nuk lënë asgjë. Më thotë, po mirë nuk e do, por nëse bëhet çfarë do të bësh? Nëse bëhet, unë do të bëj çfarë të mundem kundër tij. Unë nuk do të pajtohem kurrë me të.Dhe kjo arsye, ishte shkaku i vërtetë i shpalljes non grata të Sali Berishës. Sepse nëse do pranoja do të kishim një opozitë në kontroll të tij, që bashkëqeveriste, që u pinte gjakun dy herë më shumë qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe një sundim i egër i paparë.Jo i them unë, dhe pastaj mirënjohja e pakufishme ndaj jush, mbështetja e juaj është fakt që unë jam sot këtu para jush”, deklaroi kreu i Foltores.

Berisha shtoi gjate fjales se tij se beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë.

“Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, në këtë sallë dhe kudo që ndodheni sonte.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta, falënderimin më të sinqertë për praninë tuaj në këtë takim, në një moment ndër më kritikët të të gjithë historisë tonë pluraliste 32 vjeçare.Unë vij sot tek ju me thirrjen e zemrës për çdo të ri dhe të re, për çdo qytetare dhe qytetar, demokrat dhe demokrate. Në situatën e krijuar, demokracia në Shqipëri është në klithmat e saj, është në agresionin më të rëndë në 32 vite.Demokracinë në Shqipëri, kërkon me çdo kusht dhe çmim, ta zhdukë një njeri që do të ketë në duart e tij të gjitha pushtetet.Pas 32 vitesh, vështirësish, suksesesh, mossuksesesh, Edi Rama ka zgjedhur ti japë goditjen më të rëndë në historinë e demokracisë, ka zgjedhur të asgjësojë pluralizmin politik në parlamentin shqiptar.

Ka zgjedhur të ju mohojë përfaqësuesve tuaj në parlament, ato të drejtat që ju jep kushtetuta pa të cilat ata nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç vetes së tyre.Pa ato të drejtat ata nuk përfaqësojnë djem e vajza, burra e gra të opozitës të cilët në kushtet më të vështira me guxim i qëndruan besnik idealeve të tyre demokratike dhe votuan kundër qeverisë.

Pas kësaj, kjo e keqe e madhe e paparë ndonjëherë që nga Enver Hoxha në historinë tonë, kërkon që ata të cilët ju me ata vota sollët në parlament, ata ti ekzekutojë politikisht, ti shndërrojë në një falsitet, në një fasadë të tij dhe jo në përfaqësues tuaj. Në këtë aspekt beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë.”, deklaroi Berisha./m.j

Next Post
Administrata (2018)/ Komisioneri: 22% e pozicioneve në kundërshtim me ligjin

Festat/ Administrata në Shqipëri, 141 ditë pushim: Ekspertët sugjerojnë shkurtimin e ditëve të punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In