Godet sërish Sali Berisha me fantazitë e tij dhe akuzat ndaj të gjithëve.
Para gazetarëve, teksa deklaroi se është kundër rritjes së pagave për administratën, ai u ndal edhe te rasti i Fredi Belerit.
“Ai u rrëmbye nga Policia. Sapo kishte ngrënë një picë te lokali i tij. Kur zgjohem të nesmen unë marr vesh se dhe një nënë la tre fëmijët në gjumë dhe u rrëmbye. E kishin cuar në Vlorë. Ajo nënë doli një herë në një intervistë, pastaj u zhduk. Studiot në vend që të flisnin për këtë nënë merreshin me masakrën që po bënte Tom Doshi” – tha Sali Berisha.
/javanews/a.r