• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha fyen shqiptarët: Ju bleu Rama duke rritur rrogat dhe pensionet!

by A R
17/05/2023 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka dalë sërish sot në një deklaratë me gazetarët në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, që sapo lamë pas.

Sipas Berishës, qeveria duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe atë Elektoral shpërbleu në mes të fushatës elektorale mijëra qytetarë.

Për Berishën, rritja e pensioneve dhe e pagave është blerje e votës së shqiptarëve.

“Në përputhje me betimin tim se do mbroj votën e qytetarëve shqiptarë, jam këtu për të faktuar bazuar në dokumente zyrtare të pakontestueshme, se vota e shqiptarëve u ble para se të hidhej në kuti. U ble në atë shkallë saqë qeveria vendosi kontrollin e plotë mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Edi Rama pasi shpalli një kinezëri Kodin Zgjedhor, u vërsul me të gjitha pushtetit e narko-shtetit të rrëmbente votën e shqiptarëve, me qëllim për të blerë haptas apo influencuar votën në dhunim të Kodit Elektoral, qeveria shpërbleu në mes të fushatës elektorale 670 mijë pensionistë me bonus 5 mijë lekë të reja, e barabartë me shumën 33 milion euro.

Qeveria rriti në mes të fushatës elektorale pagën për punonjësit e administratës shtetërore. 13 mijë qytetarë u futën në skemën e pensioneve pa sigurimet. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës pa kontratë.

Vetëm në Peshkopi u dhanë miliona lekë për personat me aftësi ndryshe. Këto pagesa u rritën në këtë fushatë me 900 milion lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Ai tha se, gjatë fushatës u dhanë qindra subvencione, prokurime e tenderë vetëm e vetëm për të ndikuar në blerjen e votës së shqiptarëve me para.

“Por, përveç këtyre formave, u përdorën edhe forma të tjera të hapura antiligjore si subvencione, prokurime, tenderë fiktivë për të ndikuar ose blerë votën e shqiptarëve. Kështu me qëllim të blerjes së votës, kryetari në ikje i Vaut të Dejës subvencionoi 400 milion lekë një kompani, akt që e ka kompetencë vetëm Këshilli i Ministrave.

Gjatë fushatës zgjedhore, katër muaj para zgjedhjeve, qeveria ndalon prokurimet publike dhe koncesionet në vend. Ndërsa gjatë vitit 2023 u bënë qindra tenderë me vlerë 6 miliard lekë dhe u dhanë disa investime strategjike.  

U konstatuan qindra raste investime, zhavorr, në bashki, fshatra e bashki, duke kulmuar në Tiranë. Të gjithë këto u bënë me qëllim ndikimin e votës së komunitetit.

Por këto janë vetëm maja e ajsbergut e shumës së shpërndarë në dorë në tregun e zi të blerjes së votës. Në tregun e zi shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro. Kulmin e arriti në Shkodër.”, deklaroi më tej Sali Berisha në daljen e tij për mediat.

/a.r

Next Post
PS fiton këshillin bashkiak në Krujë, merr 11 mandate. BF vetëm 5 mandate

PS fiton këshillin bashkiak në Krujë, merr 11 mandate. BF vetëm 5 mandate

Comments 1

  1. Lilo says:
    3 years ago

    Hajde beso kete njeri pastaj. Po marre vetem nje argument: -A nuk ishte ky qe i kerkonte Rames ne menyre insistive e te djallezuar mbledhjen e Kuvendit edhe 3 dite para zgjedhjeve per miratimin e rritjes se pagave? Pse tani e konsideron kete si blerje e votave apo shkelje te Rames?

    Reply

Leave a Reply to Lilo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In