• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha furnizoi me naftë Milosheviçin”/ Mero Baze: Si karshillëk ndaj izolimit që po i bënte SHBA…!

by Java News
04/06/2024 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thyerja e embargos me ish- Jugosllavinë dhe furnzimi me naftë i ushtrisë jugosllave nga Sali Berisha, ishte një hakmarrje e tij ndaj SHBA, kur ai kuptoi që SHBA po e izolonte për shkak të problemeve që po prodhonte në Shqipëri me standardin e demokracisë, arrestimet politike, luftën ndaj drejtësisë dhe më vonë shkatërrimin e zgjedhjeve të 26 Majit.

Salli Berisha në këndvështrimin e tij mendonte se meqë SHBA synonte të ishte aktori kryesor botëror, që donte të mbyllte konfliktin në ish- Jugosllavi kundër Serbisë duke u investuar tek Marrëveshja e Dejtonit, mund të intimidohej duke sabotuar aksionin e saj politik.

Ishte ky motivi që Sali Berisha i hapi kufirin verior Slobodan Miloshevicit duke e furnizuar me naftë si një hakmarrje e fshehtë ndaj izolimit që SHBA po i bënte”, tha gazetari dhe botuesi Mero Baze në emision Ora Zero.

Baze tregoi disa detaje nga bisedat me Berishën në atë kohë rreth embargos së naftës dhe raporteve mes Greqisë dhe Serbisë.

“Oferta e Berishës për Kosovën ishte nën stekën e presionit ndërkombëtar. Qysh kur nisi kriza me SHBA ai e përdorte Kartën e Kosovës për të te negociuar fatin e tij, për ta toelruar për të bërë një pazar me ta. Takimi me presidentin Klinton tani që janë desekretuara e tregon qart se si ai thotë ata boll e kanë një autonomi dhe nëse kërkojnë më shumë është teprim.

Përpara takimit në relacionin e Departamentit shtetit thuhet qartë se Berisha do jetë i dëgjueshëm për Kosovën se ka problem arrestimin e liderit opozitës problemet me drejtësinë dhe pes minoritarët grek.

I vetmi moment privat i tij kur ai është shprehur për këtë gjë, është një moment që e kam shkruar dhe tek libri im për ngjarjet e vitit 1997, kur ia i nervozuar me ndikimin e lobit grek në SHBA dhe qëndrimin armiqësor të Athinës. Ishte një bisedë private në zyrën e tij, i shpëtoi në një farë mënyre i foli inkoshienca: “Ca duan këta grekët tha nuk e kuptoj. Nuk e kuptojnë këta që ne gjithë jetën i kemi pas raportet me Beogradin, është herë e parë që Shqipëria apo përpiqet të lidhet me këta. Po ne një telefon e kemi Beogradin.”

-Si një telefon me kë do flasësh në Beograd? 

-Jo nuk e kam për rastin por ne me Beogradin i kemi pas raportet jo me Athinën në histori.”

Më poshtë Baze tha se ajo që unë besoj pse Berisha u tregua aq i hapur dhe i gatshëm ti vinte shkelmin kufirit me Jugosllavinë e ta furnizonte me naftë Miloshevicin, me kompaninë zyrtare te PD,  dhe pse e mbronte me aq fuqi shkeljen e embargos …

-…Cfarë, ishte Berisha i shantazhuar nga Beogradi? 

-Jo. Ai donte ti tregonte SHBA se ju po më luftoni dhe unë po marrë anën e armikut tuaj. Ju ma bëni me grekët unë lidhem me serbët. Ju po më bëni presion me greket unë kam serbët. Po të dëgjosh deklaratat e Berishës në atë kohë ka nja pes pista pse ka lejuar embargon me Jugosllavinë. Kjo është arsyeja pse ai nuk bën dot kurrë një libër për veten e vet.

Next Post
“Më vranë mikun tim avokat”/ Kara: Njeri shumë profesionist, zbardhja ngjarjes…!

“Më vranë mikun tim avokat”/ Kara: Njeri shumë profesionist, zbardhja ngjarjes…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com