Gazetari Martin Leka, i ftuar në ABC News tha se fjalimi i Berishës në protestë ishte i vakët, pa temp dhe pa ritëm. Sipas tij, ai ngjante më tepër sikur po fliste në një mbledhje kryesie.
Sipas gazetarit, numri i vogël të mbështetësve që ka Berisha tregon se PD është më e përçarë se kurrë.
“Bëri apologjinë e burgosjes së tij. Tha që jemi më të bashkuar se kurrë, ndërkohë unë mendoj, se PD është më e përçarë se kurrë. Foli për Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministrin të kërkuar nga drejtësia dhe gati gati na e bëri hero. Ne i kemi dëgjuar nga opozita, vit për vit, ditë për dite. Fjalimi i Berishës ka ritmin dhe tempin e një fjalimi në një mbledhje krejt të zakonshme të kryesisë së PD, nuk ka asgjë për të thënë, nga ato që thotë, e ka kuptuar edhe vetë se ndërkohë që do jetë protesta e sotme si protesta më e madhe në histori e kupton që kaq është maksimumi i kilometrazhi apo militantometrazhit të PD. Sali Berisha kaq përkrahës ka. Kaq mund të mbledh sot e gjithë ditën. Po të shohësh planet me dron, kupton se sa pa dinamikë dhe pa ritëm është një protestë e thirrur sot, e vetmja e re, është fjala që pas një viti, Sali Berisha del vetë dhe u drejtohet mbështetësve të tij. Është një opozitë që nuk frymëzon. Unë po e mendoj se po e poshtëron PD. Ajo ka nevojë për njerëz të rinj, frymë të re, Me këtë mënyrë të vjetër të të bërit politike, të vizionit që ka., unë mendoj se e ka të humbur betejën kësaj radhe si tre herët e mëparshme. Opozita duhet të rindërtojë veten e saj,ndryshe e ka të dështuar planin e saj.”, tha ai