Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur si gjithnjë rrjetin social Facebook për të kritikuar kryeministrin aktual Edi Rama.
Në postimin e tij, këtë herë lidhur me zhvillimet më të fundit në PS dhe për faktin se ende nuk është vendosur se kur do të votohet sipas statutit për kryetarin e kësaj partie, Berisha shprehet se edhe Enver Hoxha ishte më demokrat se Edi Rama.
“Enver Hoxha apo Hitleri shqiptar i Pasluftes, pasi e vendosi dy vjet pas themelimit ne krye te Partise Komuniste te Shqiperise Dushan Mugoshen si agjent te Beogradit, votohej formalisht ne Kongres nje here ne 4 vjet. Kurse Edi Rama nuk pranon te votohet prej 6 vitesh. Rama ju thote socialisteve se lideri nuk votohet! Kesaj i thone ose Rama eshte lideri i lindur i PS ose Partia Siçiliste eshte tashme prone e tij, parti personal”, shkruan Berisha