• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha flet për herë të parë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Zbatuam vendimet e Gjykatës Kushtetuese

by S T
27/07/2024 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për herë të parë në lidhje me miratimin në parlament të Kodit të ri Zgjedhor.

Përmes një deklarate për shtyp, Berisha thekson se nuk ka patur një marrëveshje mes PD dhe PS për reformë zgjedhore dhe ndryshimet e miratuara nuk janë reforma që përmbush rekomandimet e OSBE-ODHIR për votën e lirë.

Kreu i PD thekson se forca politike që ai përfaqëson ka votuar vetëm për zbatimin e 2 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve dhe heqjen e herësit.

Ish-kryeministri shton se të gjithë ata që flasin për një pakt Berisha-Rama, nuk përhapin veçse mashtrime, pasi ajo që kaloi në parlament nuk ishte një reformë zgjedhore.

Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë mirëdita!

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju përshëndes dhe t’ju informojë ccdo njërin prej jush sa vijon. Gjatë dy ditëve të fundit ju keni dëgjuar qindra e qindra herë të shqiptohet dhe lakohet fjala ‘Reformë Zgjedhore’ apo pakt marrëveshje Berisha-Rama etj. Lidhur me këtë zhurmnajë të madhe ju deklaroj sa vijon:

Së pari të gjithë ata që bejnë fjalë për Reformë Zgjedhore në këtë rast mashtrojnë me qëllim apo janë vetë të mashtruar. Nuk ekziston absolutisht asnje marreveshje lidhur me reformën zgjedhore. Ndryshimet e votuara në Parlament në Kodin Zgjedhor nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me Reformën Zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në Shqipëri. Pra nuk është trajtuar asnjë pikë e vetme e rekomandimeve të OSBE ODHIR.

Së dyti dy problemet e trajtuara nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe të votuara mbrëmë në Parlament nuk kanë asnjë lidhje me reformën zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR, por vetëm me zbatimin e 2 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht për:

Votimin e shqiptarëve jashtë shteti, një e drejtë kjo themelore Kushtetuese për çdo shtetas shqiptar. Ky votim ka qenë premtim solemn publik i kahershëm para vitit 2013 dhe pas vitit 2013 i Partisë Demokratike. Ne jemi vendi i vetëm në Europë në të cilin bashkatdhetarët tanë jashtë vendit nuk votojnë dhe kjo vetëm e vetëm sepse Edi Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe kategorike këtë të drejtë Kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendi. Lobimi I fuqishëm I aktivistëve të diasporës për këtë të drejtë dhe vendimi I Gjykatës Kushtetuese pas padisë së tyre në favor të votimit të shqiptarëve jashtë vendit, detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga kundërshtimi kategorik I votës së shqiptarëve jashtë vendi. Megjithëkëtë ai ishte për një votim me përfaqesues të tyre me proporcion dhe të realizuar nëpërmjet portalit e-albania dhe Postës Shqiptare. Kurse Partia Demokratike në bashkëpunim me përfaqesuesit e diasporës për Shqipërinë e lirë ishte për votimin e shqiptarëve jashtë vendit për kandidatin që duan në zonën nga e cila ata janë larguar. Sicc kërkohet edhe nga vetë ata. Në këtë proces Edi Rama kërkonte që ccdo operacion të kryhej nëpërmjet portalit tashmë të shqyer dhe të manipuluar e-albania dhe Postës militante Shqiptare. Të gjitha këto u rrëzuan dhe u vendos që për këto qëllime të kontraktohet një postë serioze ndërkombëtare, e cila nuk do sjellë asgjë në postën shqiptare, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mendoj se me këtë akt merr fund një dhunim masiv I të drejtës Kushtetuese të votimit të qytetarëve shqiptarë të cilët sot janë ndoshta më shumë jashtë vendi se në Shqipëri dhe që shprehte padyshim një reminishencë të qendrimit politik ndaj shqiptarve jashtë vendi të regjimit hoxhist. Me këtë akt PDSH si parti e lirive dhe të drejtave te shqiptarve realizoi një premtim dhe objektiv madhor të saj të shpallur publikisht me dhjetra e qindra herë. Po ju rikujtoj këtu se në mënyrën më të përsëritur kam deklaruar ne emër të Partisë Demokratike se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa pjesmarrjen e emigracionit dhe diasporës në procesin zgjedhor dhe kjo tashmë është e sanksionuar në Kodin Zgjedhor të vendit. Mendoj se ky është shërbimi më minimal që mund t’i bënim ne miliona shqiptarëve që u larguan nga ky vend, njohjen e të drejtave politike të mohuara në mënyrë antikushtetuese deri sot.
Vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese kishtë të bënte me herësin. Kjo Gjyaktë ka vendosur që herësi prej 10 mijë votash që duhej thyer për të fituar një vend në Parlament jashtë listës së mbrojtur duhet të ishtë në proporcion në mënyrë që lista të ishte më e hapur. Po theksoj këtu Gjykata nuk vendosi heqjen e herësit, por të themi zvogëlimin dhe zbutjen e tij. Partia Socialiste propozoi që herësi të zbritej në 7 mijë vota kurse PD kërkoi heqjen fare të herësit, duke bërë kështu që vendet në listën e hapur të fitohen nga deputetët që kanë
Zgjidhja jonë që në fund ra dakord mundëson që jo vetëm emigrantët, po kushdo tjetër për arsye që i ka zgjedhur vetë, pune, punësimi, studimi, shërbimi diplomatik apo ushtarak, kurimi apo arsye tjetër që gjendet atje për nj kohë të caktuar, të regjistrohet në mënyrë të sigurt jo nëpërmjet filtrit të Ministrisë së Brendshme, qeverisë, por nëpërmjet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me rregulla konsensuale të garantuara në mënyrë të thjeshtë, të shprehë votën në mënyrë të lirë.

Ne kemi kërkuar gjithashtu dhe kjo është reflektuar që mundësia e votimit nëpërmjet një shërbimi postar të shpejtë ndërkombëtar për të garantuar edhe paanshmërinë e këtij shërbimi.

Opozita, PD, arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Të gjithë ata që në momentin e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë, në një moment të caktuar, të kenë të drejtën për të votuar!

Propozimi i PD dhe i opozitës ishte më i gjerë se propozimi i PS-së, e cila e reduktonte votën vetëm tek emigrantët e ligjshëm.

Next Post
Dyshohet se pagoi Nuredin Dumani për t’i vrarë bashkëshorten\ Apeli i GJKKO liron Alban Bengasin

Pajiste me viza false qytetarët për të udhëtuar drejt Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë, GJKKO lë në burg Leonardo Lamën

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    Cila gjykate Kushtetuese thote te emrohen deputet nga ti e nga k/hajduti, monster e ndyre,ti je komust,spiun vrases.Ti nuke e meritin ske vlere te permendesh GJykaten Kushtetuese.Ti njehe vetem pa drejtesite,mashtrimet,vjedhjet pislliqet

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    Cila gjykate Kushtetuese thote te emrohen deputet nga ti e nga k/hajduti, monster e ndyre,ti je komust,spiun vrases.Ti nuke e meriton ske vlere te permendesh GJykaten Kushtetuese.Ti njehe vetem pa drejtesite,mashtrimet,vjedhjet pislliqet

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

December 26, 2025
Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

December 26, 2025
Tiranë/ Makina përplas skuterin me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç. Arrestohet drejtuesi i automjetit

Luante futboll me miqtë dhe humbi jetën/ Detajet e reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë. Ja dyshimet e mjekëve

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com