Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi në opozitë, ku u godit me grusht nga një qytetar.
Në podiumin e improvizuar, Berisha ka mbajtur një fjalë të shkurtër.
“Rroftë opozita shqiptare, nderim ju që jeni bashkë për të protestuar kundër regjimit. Nder përjetë popullit protestues.
Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”- u shpreh Berisha.
/s.f











