• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha fajësoi BIRN për “non-gratën”, por ja si e ka cituar dhjetëra herë kundër qeverisë

by A R
17/07/2023 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha, u shfaq paraditen e sotme në një konferencë për shtyp, për të prezantuar një raport, lidhur me shpalljen non-grata nga Mbretëria e Bashkuar.

Berisha deklaroi se provat e paraqitura nga Home Office vijnë nga burime jo të besueshme, si kundështarët e tij politikë dhe disa media. Sipas Berishës këto media janë BIRN, Reporter.al dhe Balkan Insight.

Ai deklaroi se këto media janë të financuara nga George Soros, ndaj nuk janë të besueshme për artikujt që kanë publikuar për të dhe fëmijët e tij.

“Burimet që Home Office citon për akuzat ndaj meje për rastet e korrupsionit vijnë së pari nga mashtrime të rrjetit BIRN/Balkan Insight/ Reporter.al, i cili në Shqipëri funksionon si një ent i vetëm, i sponsorizuar nga Soros dhe i shërben agjendës së tij në këtë vend“, thuhet në raportin e Berishës.

Megjithatë, në të shkuarën, Sali Berisha e ka cituar BIRN dhe Reporter.al në dhjetëra raste, madje duke i publikuar shkrimet në faqen e tij personale në Facebook. Po kështu, Partia Demokratike i ka cituar rregullisht këto media, sa herë publikoheshin artikuj dhe investigime për korrupsionin e qeverisë, duke përgëzuar gazetarët, çka tregon se PD dhe Berisha i kanë vlerësuar si media që publikojnë artikuj dhe fakte në interes të opinionit publik.

Rasti i fundit ishte një shkrim i gazetares Ola Xama në BIRN, ku flitej për rolin e kryebashkiakut Erion Veliaj (të cilin Berisha e akuzon për lidhje të forta me Soros) në projektin e inceneratorit të Tiranës. Edhe në këtë rast, puna e gazetares, e publikuar në BIRN, u lavdërua nga Berisha duke u quajtur një “gazetare e guximshme” që ka denoncuar “abuzimin me pushtetin” të Erion Veliajt, madje Berisha u solidarizua me gazetaren pas mesazheve intimiduese që ajo kishte marrë nga kryebashkiaku.

Me sa duket, për ish kryeministrin, BIRN bën punë të lavdërueshme kur publikon artikuj për qeverinë e Edi Ramës, por është e kapur dhe kontrolluar nga George Soros, kur artikujt kanë lidhje me të dhe familjarët e tij.

Disa nga rastet kur Berisha ka cituar dhe publikuar shkrimet e BIRN, që sipas tij zbaton “agjendën e Soros”.

/a.r

Sali Berisha sulmoi BIRN, por rezulton se e ka cituar dhjetëra herë

Sali Berisha sulmoi BIRN, por rezulton se e ka cituar dhjetëra herë

Sali Berisha sulmoi BIRN, por rezulton se e ka cituar dhjetëra herë

Sali Berisha sulmoi BIRN, por rezulton se e ka cituar dhjetëra herë

Sali Berisha sulmoi BIRN, por rezulton se e ka cituar dhjetëra herë

Next Post
Çfarë po ndodh në ishull? Kina rrethon Tajvanin me një numër rekord luftanijesh

Çfarë po ndodh në ishull? Kina rrethon Tajvanin me një numër rekord luftanijesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Kompania amerikane nxjerr zbuluar Berishën: U pagua nga PD

January 16, 2026
SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

January 16, 2026
Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In