• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha është shumë më energjik se djemtë e rinj”/ Floriana Garo tregon pse PD i duhet Doktori e jo Basha

by Java News
18/11/2021 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja midis kreut të opozitës Lulzim Basha dhe ish-liderit Berisha vazhdon. Berisha pasi mblodhi 4200 firma nga delegatët njoftoi se Kuvendi do të mblidhet në datën 11 dhjetor, ndërkohë zoti Basha bëri me dije se Kuvendi legjitim, sipas tij do të mblidhet në 18 dhjetor.

Drejtoresha e komunikimit në “Foltoret” e Sali Berishës, dhe ish-zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo e ftuar në studion e Ora News me gazetarin Arnold Kariqi u shpreh se është vetë-ofruar për të kontribuar për PD-në pasi është partia që i beson.

E pyetur se pse iu bashkua “Foltores” së Berishës, Garo u shpreh se  nuk mund të rrinte indiferente kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar dhe të mos bashkohej me nismën e tij.

Garo: Jo vetëm kjo do të thoja. Unë nuk pashë asnjë marrje përgjegjësie nga zoti Basha për humbjen e katërt radhazi të zgjedhjeve, që ai duhet të jepte dorëheqjen me kohë. Nuk e dha dorëheqjen dhe aty e kuptova që janë  interesat e tij që do të qëndrojë në atë parti, thjesht të mbajë vulën  edhe pa njerëzit. Unë nuk e konceptoj ashtu PD dhe ju bashkova “Foltores” për këtë arsye.

E pyetur se çfarë interesash mund të ketë Basha që do të mbajë vulën, Garo tha se gjithçka që vula siguron, pra interesat e tij dhe të një grupi të ngushtë.

Garo: Interesat e demokratëve nuk janë, po të ishin interesat e demokratëve Basha nuk do qëndronte në zyrë dhe të planifikonte antikuvende, por do dilte dhe të takonte njerëzit pikërisht ashtu siç po e bën zoti Berisha.

Marrëdhënia Garo-Basha

E pyetur në studio se si ka qenë marrëdhënia e saj me zotin Basha në kohën kur ishte zëdhënëse e PD, Garo tha se ka qenë një marrëdhënie distante.

Garo: E kam takuar pak herë për të diskutuar për strategjinë e fushatës. Kam pasur një ekip me të cilin kam punuar, por me zotin Basha nuk kam pasur një komunikim shumë të shpeshtë. Pas përfundimit të fushatës nuk kam pasur aspak komunikim. Dhe më ka bërë shumë përshtypje, asnjë telefonatë, asnjë falenderim, asnjë reflektim, asnjë mbledhje e ekipit dhe përveç fakti që mendova se Basha duhet të jepte dorëheqjen pas disfatës së radhës, të paktën duhet të tregonte një shenjë mirënjohjeje për ata njerëz që kishin kontribuar.

Dallimi Berisha-Basha 

Përsa i përket dallimeve mes liderit aktual Basha dhe ish-liderit Berisha, Garo tha se është i dukshëm ndryshimi. Sipas saj, Berisha në moshën që ka është shumë më dinamik dhe energjik se sa shumë djem të rinj.

Garo: Unë gjatë fushatës duhet të kisha një komunikim intensiv me zotin Basha, por nuk kam patur. Ndërkohë që me zotin Berisha diskutoj për gjithçka, çdo shqetësim, çdo çështje, çdo problematikë, strategji dhe gjithçka është e hapur dhe e qartë. Krahas kësaj, për sa i përket lidershipit zoti Berisha është më energjik tani në këtë moshë që ka se sa shumë djem të rinj dhe është frymëzuese kjo energji dhe ky dinamizëm që i mbledh njerëzit dhe ky besim që ngjall te kushdo që e ndjek.

Garo u shpreh se pikërisht për këtë gjë, PD ka nevojë për rikthimin e Berishës./m.j

Next Post
“Hajde këtu tani”/ Dëshmitë rrëqethëse për vrasjen e 10 vjeçarit: Matias u përpoq të shpëtonte nga babai duke vrapuar

“Hajde këtu tani”/ Dëshmitë rrëqethëse për vrasjen e 10 vjeçarit: Matias u përpoq të shpëtonte nga babai duke vrapuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, trupi gjykues: Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg! Kishte dijeni për krimet, nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e tyre

Gjyqi në Hagë, trupi gjykues: Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg! Kishte dijeni për krimet, nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e tyre

September 16, 2026
Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

September 16, 2026
Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

September 16, 2026
Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

September 16, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Morali fallso…

September 16, 2026
LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

September 16, 2026
Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

September 16, 2026
Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

September 16, 2026
Gjyqtari i Hagës: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave! Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

Gjyqtari i Hagës: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave! Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

September 16, 2026
Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së!

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com