• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Berisha është i shqetësuar pse SHBA bashkëpunon me PD, jo pse e ka izoluar atë!

by Mero Baze
17/12/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mesazhi i sotëm i Ambasadës së SHBA në Tiranë nuk është për Sali Berishën. Sali Berisha është i qartë për të ardhmen e raporteve të tij me SHBA. Ai e di se do të vdesë “non grata”, ai dhe familja e tij, nën akuzën për minimin e demokracisë, korrupsionin madhor dhe shantazhin ndaj drejtësisë.

Sali Berisha nuk ka dilema për këtë. As SHBA nuk ka dilema se Berisha s’e ka kuptuar qartë situatën.

SHBA kërkon t’i dalë borxhit Partisë Demokratike dhe atyre që janë rreshtuar pas Sali Berishës si “ushtarë me gotën e çajit të mëngjesit në dorë”. Mesazhi i SHBA është për t’u kujtuar atyre se janë rreshtuar pas njeriut të gabuar.

Ndoshta ky mesazh nuk do të ishte i nevojshëm nëse Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk do të përfshiheshin në një fushatë propagandistike për ndryshimet politike në SHBA, duke e konsideruar rikthimin e Trump si rikthimin e Sali Berishës. Deklarata të tipit “rikthimi i Berishës tani ka ndodhur” apo “ata që na sugjeronin të hamë bar tani të gjejnë vrimë ku të futen”, pasqyrojnë një mentalitet fyes për SHBA si një shtet demokratik dhe politik, që ndryshon parimet sipas ndryshimeve të lidershipit.

Ky është mesazhi i parë i fortë se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se çdo përpjekje për të mashtruar elektoratin me gënjeshtra të personave të sanksionuar do të jetë një dështim i ri. Dhe kjo nuk vjen nga ndonjë antipati e SHBA për PD, por nga respekti për PD. SHBA thjesht dëshiron që PD të ndajë fatin e saj nga një udhëheqës anti-amerikan.

Nga ana tjetër, ky mesazh synon të nxisë PD të jetë një parti me profil perëndimor dhe të mos futet në spiralen e dhunës dhe konfliktit që i imponon Sali Berisha për interesat e tij. Duke konfirmuar se SHBA ka kontakte me drejtues të PD që i konsideron të pranueshëm, ajo u këshillon atyre që “të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë”.

Dhe kjo është më e rëndë për Sali Berishën se sa deklaratat e drejtpërdrejta të SHBA-së për mosbashkëpunim me të.

Ajo që e vret më shumë Berishën nuk është izolimi i tij personal, por thirrja e SHBA për pjesën tjetër të PD, që të ndjekë këshillat e saj për dinamikën politike në vend.

Berisha më lehtë pranon të mbetet i izoluar gjithë jetën, por të komandojë një PD kundër SHBA, sesa të pranojë që SHBA të “komandojë” PD dhe të thërrasë njerëzit e tij në Ambasadë për t’u thënë se me Sali Berishën nuk keni të ardhme. Kjo është më e rëndë se sanksionimi zyrtar që i është bërë atij.

Gjithë beteja e tij trevjeçare është bazuar në skemën që ai të marrë PD-në dhe ta përdorë atë si mburojë ndaj SHBA. Tani që SHBA ka kontakte me drejtues të PD dhe i përdor ata kundër tij, është fundi i botës për të, pasi kjo i hedh në erë gjithë betejën që ai ka bërë për t’i treguar SHBA-së se mes saj dhe Berishës, demokratët do të zgjedhin Berishën.

Ndaj, ndryshe nga të tjerët, Berisha nuk është i alarmuar pse SHBA përsërit që nuk bashkëpunon me “non grata”, por është i shqetësuar se SHBA do të bashkëpunojë me PD. Kjo e lë atë pa gjumë.

Next Post
Turqia, porta e Sirisë për në botën e jashtme! A do arrijë Erdogan planin përmes HTS

Turqia, porta e Sirisë për në botën e jashtme! A do arrijë Erdogan planin përmes HTS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In