• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Enver Hoxha kishte vetëm 8 milionë euro pasuri, Edi Rama 22 mln i ka vetëm fluturime

by A R
28/10/2022 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rama ka kryer 137 udhëtime me avion taksi. Ka udhëtuar me avion privat më shumë se ish-presidenti amerikan Bush”, kështu është shprehur kreu i PD Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët.

Kreu i PD nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Rama për të cilin tha se ka lënë në mjerin shqiptarët.

“Më lejoni t’ju informoj statistikën e fundit, që tejkalon çdo imagjinatë. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës. Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për vikende, për udhëtime boshe, etj. Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me çartë, por me linjë tregtare. Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare. Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. ‘Ismaili’ është një avion i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro në një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin. Ndaj këtij skandali reagoi me gjuhën e tij karakteristike, tha se ka dhënë sqarime. Por ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro.

Në Parlamentin e vitit 1991, një ish-deputet i Partisë së Punës tha se ishte cuditur që familja Hoxha kishte 1 dynym me qilime. Por ju siguroj se ato as 8 milionë nuk bënin, le të kishin pishina e cfarë kishin në bllok. Nuk shkonin me shume se 8 milione”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
Festa e Greqisë, ambasadorja viziton varrezat në Këlcyrë, në Bularat të pranishëm familjarët e Kacifas

Festa e Greqisë, ambasadorja viziton varrezat në Këlcyrë, në Bularat të pranishëm familjarët e Kacifas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com