• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ende s’e ka kuptuar përse e ka humbur Shkodrën

by Mero Baze
10/03/2024 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një acarim nervash nga njerëzit e Foltores rreth pranisë 24 orëshe të Edi Ramës në Shkodër dhe projekteve që premton për të ndryshuar Shkodrën.

Berisha i kushtoi gjithë fjalimin e darkës majë penxheres, projekteve të Ramës në Shkodër dhe u kujtoi shkodranëve se ai e urren Shkodrën, Veriun madje gjithë shqiptarinë…

Gazmend Bardhi si ata dhëndurët e rinj që gjashtë muajt e parë nuk u del dot përpara, i ka reaguar Ramës ndaj thirrjes që ka bërë për strukturat e PS që të tërheqin më shumë demokratë brenda tyre.

Shtypi i Berishës vazhdon të përmend faktin që Rama nuk është “mirënjohës” ndaj atyre që e kanë ndihmuar në fitore, duke nënkuptuar një grup kriminal arrestuar prej policisë së Ramës vitin e fundit. Pra sipas tyre, Rama është dhe mosmirënjohës ndaj kriminelëve, ndaj ata duhet të shkojnë me njerëz të “besës’.

Shqetësimi në fakt nuk ka lindur sot, por një vit më parë, kur socialistët fituan kuti më kuti bashkinë e Shkodrës, me një kandidat që vinte nga e djathta dhe kishte provuar aftësitë e tij drejtuese me të dyja qeveritë, të PD dhe PS.

Modeli që e bëri të suksesshëm Partinë Socialiste në Shkodër, ishte pikërisht tejkalimi i tabuve ideologjike në Shkodër, tejkalimi i kritereve të Berishës Jug- Veri dhe krijimi i një oferte politike që bazohej mbi suksesin e individit dhe zhvillimin e Shkodrës.

Humbja e Shkodrës ka qenë një nga goditjet më të forta që Berisha ka marrë pas shpalljes “non grata”, pasi i hoqi atij shansin të keqpërdorte një nga qytetet më me emër të Shqipërisë për interesa tërësisht personale.

Tani që e ka humbur, është mirë që ai dhe të tjerët ta kuptojnë pse e kanë humbur.

E kanë humbur, pasi ata vetëm e kanë përdorur Shkodrën për interesa të pushtetit të tyre dhe nuk i kanë dhënë asgjë. E kanë mbajtur një geto 30 vjeçare ku nuk ka pasur kurrë zgjedhje, por vetëm emërime nga kupola e PD që drejtonin qytetin si feudalë primitive, duke e degraduar atë.

Nëse nuk e pranojnë arsyen përse kanë humbur, nuk kanë për ta fituar më kurrë.
Përrallat me grupe kriminale në Shkodër, që i përdor Edi Rama dhe i fut në burg po Edi Rama, janë qesharake.

Fakti që Berisha i do ende demokratët e Shkodrës për t’i marrë “nizam” drejt “Rrugicës së Shpresës”, tregon shumë se përse i duhet Shkodra Berishës dhe përse i duhet Ramës.

Berishës i duhet të ketë një vend të sigurt ku të rekrutojë talibanë për hallin e vet, ndërsa Edi Ramës i duhet të krijojë një model të ri të ndryshimit të Partisë Socialiste drejt një partie elektorale, që synon të zgjerojë bazën e saj dhe përtej të majtës.

Pra njeri e do sa më të izoluar dhe sa më fanatike që t’i vijnë poshtë penxheres, me sa më shumë urrejtje për Jugun, tjetri e do sa më të hapur dhe sa më të zhvilluar që ta ketë si model suksesi për projektet e tij politike.

Dhe kur i krahason këto dy qasje ndaj Shkodrës, e kupton se Berisha e ka humbur Shkodrën në mënyrë afatgjate, pasi po e trajton si një kazermë ushtarësh për të, kurse Rama si një model elektoral që kërkon ta shtrijë në gjithë Shqipërinë. Dhe normalisht kështu njëri do rritet gjithnjë e më tepër, e tjetri do rrudhet gjithnjë e më tepër.

Next Post
Dita e sotme me reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat do të jenë me rënie

Dita e sotme me reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat do të jenë me rënie

Comments 2

  1. Tosku says:
    2 years ago

    I vodhen votat gojacia me bandat dhe sahanlepirsit e pushtetit.

    Reply
  2. Drini says:
    2 years ago

    Ti mero ske kpt asgje, ose sdo qellimisht te kuptosh. “Analizat” tuaja skane asnje vlerë reale perderisa nul je konseguent ne bindjet tuaja; herë si lango i Berishes, e tash si lango i Rames.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com