• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha elegji për 22 marsin: Ne sollëm lirinë, Rama solli drogën

by Java News
22/03/2018 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- kryeministri Sali Berisha kujton sot 22 marsin e vitit 1992, ditën kur Partia Demokratike erdhi për herë të parë në pushtet. Ai e cilëson si ditën e lirisë, kur shqiptarët përmes votës sollnë sistemin demokratik në vend.

“Gezuar 22 Marsin, Diten e pare te Demokracise!

Te dashur miq, sot mbare kombi yne nderon 22 Marsin e vitit 1992 si diten e pare te lirise se tij, diten ne te cilen nen udheheqjen e PD shqiptaret, njerezit me te shtypur dhe me mjeruar, me te izoluar te globit çelen me voten e tyre te lire rrugen e ndertimit te sistemit demokratik te bazuar ne shtetin ligjor dhe vlerat e lirise.

Si sot 26 vite me pare mbi 1.7 milione te rinj, te reja, burra dhe gra, permbysen me voten tyre te lire diktaturen e genocidit, shtypjes me te eger dhe krimeve kunder njerezimit qe Shqiperia dhe Europa kishin njohur me pare, diktaturen mizore te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes. Me 22 Mars te vitit 1992 ne nisem udhetimin tone ne rrugen e lirise dhe dinjitetit njerezor dhe kombetar, te mbrojtjes se interesit tone kombetar dhe çeshtjes shqiptare te daljes nga izolimi dhe te renditjes se Shqiperise ne anen aleateve te saj perendimore”, shkruan Berisha.

Por teksa kujton se çfarë ndodhi 26 vite të shkuara, Berisha thumbon edhe qeverinë aktuale të Edi Ramës, pasi sipas tij e ka shndërruar vendin në plantacion drogë, ku mbizotëron krimi dhe bandat.

“Si sot 26 vite me pare ne nisem rrugen integrimit te vendit ne institucionet europiane dhe euroatllantike, Keshilin e Europes, Bashkimin Europian dhe NATO!

Sot pas 26 vitesh, me gjithe veshtiresite serioze ne udhetimin e saj, Shqiperia, nga njeri prej tre vendeve me ta varfera te botes, renditet me vendet me te ardhura te mesme te larta. Ajo eshte anetare e NATO-s, Keshillit te Europes dhe vend kandidat per anetar te BE, Kosova eshte e lire dhe e pavarur, shqiptaret ne teresi jane me te lire se kurre ne historine e tyre.

Por sot perseri vendi ndodhet ne nje udhekryq tejet te rrezikshem. Si ne asnje vend tjeter te Europes dhe botes, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama me narkoqeverine e tij ne pushtet ka vendosur narkoshtetin e tij dhe shnderruar Shqiperine ne vendin e sunduar nga droga, krimi, trafiqet kriminale, vendin e braktisjes masive nga qytetaret e tij!

Duke shprehur me nderimin me te madh para te gjithe atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave qe me voten e tyre me 22 Mars te vitit 1992 shemben sistemin barbar komunist te Enver Hoxhes, iu bej thirrje shqiptareve te ngrihemi dhe me guximin tone te permbysim, te flakim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin e Edvin Rames dhe klikes se tij.

Edhe njehere Gezuar 22 Marsin, diten e bardhe, diten e pare te Demokracise!!”, shkruan Berisha.

ma.me

Next Post
Serbia sërish e lodh Kosovën, nuk e heq kodin telefonik +381

Serbia sërish e lodh Kosovën, nuk e heq kodin telefonik +381

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In